E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Mos e lëshoni vendin se bëhet mirë

“Mos e lëshoni vendin”, u bën thirrje qytetarëve të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka mbajtur një konferencë shtypi me ç’rast, ka thënë se qytetarët nuk bën ta lëshojnë vendin e tyre, ngase shumë shpejt do të ndryshojë gjendja ekonomike dhe sociale në vendin tonë, transmeton KTV.

Sipas tij, nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të arrijë të udhëheq me qeverinë e Kosovës, atëherë do të përshpejtohet edhe procesi i liberalizimit të vizave. Madje ka theksuar se kjo punë nuk do të zgjas më shumë se 1 vit e gjysmë. Ndërkaq, në anën tjetër sekretari i kësaj partie, Burim Ramadani ka përmendur pesë pika me të cilat do të ndalohej migrimi i qytetarëve të vendit si; forcimi i kufijve, fuqizimi i luftës kundër trafikimit, dërgimi para drejtësisë i trafikantëve, anëtarësimi i Kosovës në BE dhe rritja e bashkëpunimit bilateral me shtetet e BE-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›