Thaçi uron për Ramazan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, përgëzon Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët islamë të Kosovës. Në mesazhin e urimit ndër të tjera thuhet:
“Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit t’i gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie sociale, lumturi dhe dashuri mes njerëzve, në një ambient ku pasqyrohet në mënyrë të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t'iu përkushtuar lartësimit shpirtëror”./Indeksonline./