AAK: Qeveria, bisedime me Serbinë

“Kemi informata se qeveria e Kosovës është duke mbajtur bisedime sekrete me Serbinë, gjë e cila do t’i humbte kuptimin e çdo lloj bisedimesh që do të organizoheshin më tutje”, është shprehur nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje se nga janë siguruar informatat. Mirëpo, sipas tij, kryeministri Thaçi duhet të tregohet më i kujdesshëm kur kërkon fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe largimin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë.
“Pa integrimin e veriut të Kosovës nuk duhet të bëhen deklarime të tilla”, theksoi Gjnii.
Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë duke u quajtur qesharake nga kryeministri Thaçi.
“Situata edhe në asamblenë e përgjithshme do të kemi një lajm shumë të mirë për Republikën e Kosoves dhe nuk do të kemi më pas deklarata qesharake”, deklaroi Thaçi.
Për më teper, kryeministri kosovar deklaroi se, institucionet e vendit nuk do të kursejnë asnjë mjet për të dëshmuar pafajësinë e lideri i AAK-se Ramush Haradinaj, ndaj të cilët ka filluar rigjykimi në Hagë.