E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK: Të mërkurën publikojmë fakte për bisedimet sekrete, Prishtinë-Beograd

Prishtinë, 115 gusht, NOA - Zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë paralajmëruar se të mërkurën e ardhshme do ti bëjnë publike dëshmitë që faktojnë deklarimet për zhvillimin e bisedimeve sekrete mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë.

Avni Arifi, anëtar i kryesisë së AAK-së, gjatë një konference për mediat, ka thënë të se AAK-ja është shumë e vetëdijshëm për gjërat që ka thënë dhe shqetësimin e ngritur, se ka biseda të fshehta mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne kemi dashur të flasim për një sekret të Qeverisë me i dhënë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë që të sqarojë se pse kanë ndodhur takime të tilla. Kemi parë që në asnjë moment qeveria nuk e ka refuzuar vërtetësinë e takimeve, mirëpo kanë bërë tërheqje taktike, apo kanë folur se nuk do të bisedojnë kurrë për veriun apo gjëra të ngjashme. E dimë jemi të vetëdijshëm se çka kemi thënë, natyrisht po të mos kishim argumente ne nuk do të kishim hyrë në të këtë punë, ka thënë ai.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›