Qëllon me armë në festë, plagos një nga të ftuarit
Prishtinë, 15 gusht, NOA Një festë familjare në Prishtinë për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi të rëndë. Gjatë festimit, si pasojë e avujve të alkolit një prej të ftuarëve ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar në ajër.
Por në një moment nuk ka arritur të kontrollojë drejtimin e armës dhe për pasojë ka plagosur një prej të ftuarve në këtë festë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në një banesë në lagjen Ernest Zariqi: në kryeqytetin e Kosovës.
Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur identitetin e të plagosurit duke njoftuar se bëhet fjalë vetëm për një person të seksit mashkull.
Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe vullnetarisht ka dorëzuar revolen e kalibrit 7.65 mm. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, njofton Policia e Kosovës.
NOA