AAK emeron Haradinaj per kryeminister

Partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka emeruar sot kryetarin e saj Ramush Haradinaj per kryeminister te Kosoves.
AAK hapi ne mesnate fushaten e saj elektorale per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit.
Emerimi i Haradinajt u be nga nenkryetari i partise Blerim Shala i cili prezantoi edhe emrat e 110 kandidateve per deputete.
Aktualisht Haradinaj ndodhet ne burgun e Hages ne pritje te gjykimit nga kjo gjykate e cila e akuzon per krime lufte.
Ne procesin e pare Haradinaj u shpall i pafajshem por Haga vendosi ta perserise ate pas dyshimeve per intimidim te deshmitareve.