E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtajnbah Kosoves i duhen zgjedhje te drejta

Ambasadori i Gjermanise ne Kosove Hanz Diter Shtajnbah ka theksuar se Kosoves i duhen zgjedhje parlamentare te drejta.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet jane udherrefyes i rendesishem per demokracine ne Kosove ndersa ftoi te gjithe qytetaret me te drejte vote te marrin pjese ne zgjedhje dhe te percaktojne me voten e tyre kursin politik te vendit.

Republika e Kosoves ka nevoje per zgjedhje parlamentare te drejta dhe transparente sipas standardeve nderkombetare. Ky eshte nje interes qendror shteteror dhe do te percaktoje imazhin e Kosoves edhe jashte vendit.

Kodi i sjelljes per zgjedhjet parlamentare i miratuar nga partite eshte per tu peshendetur. Zbatimi i tij do te perforcoje besimin ne demokraci dhe sundim te ligjit ne Kosove ka thene permes nje deklarate per shtyp ambasadori gjerman.

Hanz Diter Shtajnbah i ka bere thirrje komunitetit serb qe te marre pjese ne keto zgjedhje. Ai tha se qeveria gjermane mbeshtet pergatitjet per zgjedhje ne menyre aktive ashtu si edhe monitorimin ne diten e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›