E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK sërish: Qeveria, bisedime të fshehta me Beogradin

Prishtinë, 11 gusht, NOA Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ashtu siç ka bërë ditët e fundit, edhe sot ka përsëritur akuzat e saj ndaj qeverisë se sipas saj, është duke kryer bisedime të fshehta me Beogradin zyrtar.

Konkretisht, partia opozitare e Haradinajt po deklaron se qeveritarët kosovarë janë duke biseduar me ata serbë për çështje si blerja e energjisë nga Serbia, bizneset private apo edhe çështjet që ndërlidhen me veriun e Kosovës.

Do të vijë koha kur publiku do të informohet për çdo detaj. Asnjëherë s'kanë mundur të mbahen fshehtë këto gjëra përgjithmonë, është shprehur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini.

Por pohime të tilla janë hedhur menjëherë poshtë nga qeveritarët e Kosovës, si të sajuara nga opozita.
Nuk kemi nevojë që të bëjmë një kompromis në raport me Serbinë. Tërësia territoriale, pavarësia, organizimi i brendshëm dhe karakteri unik i sistemeve në Kosovë, janë çështje të brendshme të Kosovës, tha lidhur me një fakt të tillë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Por edhe sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar ndërkaq, se nuk ka kurrfarë bisedimesh të fshehta.

Ose do të jenë publike, ose nuk do të ketë fare bisedime. Edhe po të ketë bisedime të tilla, ato një ditë duhet të bëhen publike. Çdo tendencë që dikush fshehtas të bisedojë për gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës, do të ishte gabim i madh, nënvizon Ivanoviç lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28543-aak-serish-qeveria-bisedime-te-fshehta-me-beogradin","title":"AAK sërish: Qeveria, bisedime të fshehta me Beogradin","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›