E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje: Çlirimi i Shkupit më 1912, përpjekja që duhet përkujtuar

Prishtinë, 11 gusht, NOA Më 12 gusht 1912 mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë tjerë të shquar, përmbyllën çlirimin e vilajetit të Kosovës nga pushtimi osman, pasi morën nën kontroll Gjilanin, Preshevën, Bujanocin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Kumanovën, si dhe kryeqytetin e Kosovës Shkupin. Me këto fjalë, lëvizja Vetëvendosje! ka nisur një deklaratë përmes së cilës përshëndet çlirimin e Shkupit më 1912-ën.

Kur shqiptarët çliruan kryeqytetin e Kosovës, VMRO-ja e atëhershme, prej të cilës rrjedh kjo e sotshmja në pushtet, ishte ajo që kërkonte ndërhyrjen bullgare për ta penguar përpjekjen tonë kombëtare për pavarësi politike, vijon më pas ajo.

Duke shtuar se Vetëvendosje!mbështet nismën e Bashkimit Demokratik Kombëtar për shënimin e 98-vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë më 1912.

Ky shënim është shumë i nevojshëm sepse ka të bëjë me njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të çlirimit kombëtar të shekullit XX. Kujtimi i kësaj përpjekje është i domosdoshëm sot. Para më pak se një shekulli, Shkupi u çlirua nga shqiptarët dhe ishte kryeqytet i Kosovës, kurse sot ai është kryeqytet i Maqedonisë dhe ndodhet nën një fushatë të egër maqedonizimi arbitrar, duke filluar që nga praktikat asimiluese të aspektit demografik, trysnia dhe shtypja politike, ekonomike, imponimi i gjuhës maqedonase nëpër shkolla, ndalimi i flamurit shqiptar, nëninvestimet nëpër komunat shqiptare, e deri te planifikimi diskriminues urban (Shkupi 2014), shtohet më tej në këtë deklaratë. Duke përfunduar se shqiptarët në Maqedoni po sulmohen (dhuna e tifozëve të Vardarit); po fyhen e poshtërohen (Enciklopedia shtetërore); po diskriminohen (nënpërfaqësimi institucional administrativ dhe nëpër vendet e punës); po iu mohohet identiteti kombëtar (përvetësimi i Nënës Terezë).

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28539-vetevendosje-clirimi-i-shkupit-me-1912-perpjekja-qe-duhet-perkujtuar","title":"Vetëvendosje: Çlirimi i Shkupit më 1912, përpjekja që duhet përkujtuar","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›