E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK vijon fushaten akuza Thacit per qeverisjen

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Lista Ibrahim Rugova kane vazhduar fushaten e tyre per zgjedhjet nacionale ne vendlindjen e liderit te AAK-se Ramush Haradinaj ku kane kritikuar qeverine ne largim te Kosoves te drejtuar nga Hashim Thaci per keqqeverisje.

Drejtuesit e ketij koalicioni kane thene para qytetareve te shumte qe therrisnin vazhdimisht emrin e ish kryeministrit Haradinaj se ka ardhur koha qe ti jepet fund kaosit te krijuar nga Qeveria Thaci.

Ua kemi borxh Presidentit Rugova dhe kryeministrit te ardhshem Haradinaj qe te fitojme ne zgjedhjet e 12 dhjetorit ta kthejme Kosoven mbare dhe te tregojme se dine shume me mire dhe te deshmojme se cdo qytetare i Kosoves meriton te jetoje shume me mire tha Blerim Shala Nenkryetar i AAK-se.

Bartes i listes Ibrahim Rugova Uke Rugova tha se koalicioni me AAK-ne eshte bere per te miren e Kosoves. Ne nuk do te japim shume premtime por do te punojme shume ashtu sic e kishte zakon edhe Presidenti Rugova. Ne do tju hapim rruge investimeve te huaja ne Kosove do te hapim vende te reja te punes do te punojme per liberalizimin e vizave dhe per integrimin e Kosoves ne BE dhe NATO dhe per fuqizimin e lidhjeve speciale me SHBA u shpreh Uke Rugova Lista Ibrahim Rugova.

AAK dhe Lista Ibrahim Rugova kane vazhduar turin e tyre elektoral ne komunen e Vushtrrise ku para qytetareve te mbledhur ne Sallen e Kultures Hasan Prishtina. I biri i Presidentit historik Rugova kerkoi voten e qytetareve per ta sjell serish ne poziten e kryeministrit liderin e AAK-se Ramush Haradinaj per te cilin ka uruar qe te lirohet sa me shpejt nga Haga.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›