E Hënë, 2 Nëntor 2026

Permbytjet gjendje emergjente ne shtetet ballkanike

Bosnia Serbia dhe Mali i Zi kane deklaruar gjendjen e emergjences nga permbytjet qe kane ndodhur pasi reshjet e dendura te shiut kane rritur nivelin e lumit Drin ne shifrat me te medha ne 100 vjet. Me qindra njerez jane detyruar te evakuuohen nga zonat qe shtrihen afer shtratit te lumit i cili rrjedh pergjate kufirit me shtetet.

Ne Foca te Bosnies permbytjet kane arritur katin e dyte te ndertesave. Nje deshmitar afer Gorazhdes e krahason lumin me nje liqen. Kjo zone eshte e famshme per tragetet e saj por nese vazhdohet keshtu edhe anije te medha do te jene ne gjendje te ankorojne ne Gorazhde eshte vertet e pabesueshme.

Ne krahun e kundert te bregut punonjesit e shpetimi ne Serbi dhe Malin e Zi jane duke evakuuar me qindra njerez nga shtepite e tyre ndersa Drini ka mbuluar me ujerat e tij ferma dhe rruge. E gjithe zona eshte perfshire nga shkurtime te energjise elektrike dhe mungon edhe uji ipijshem.

Zyrtaret e shtetit kane paralajemruar se edhe disa lumenj te tjere jane gati te dalin jashte shtratit ne Bosnjen jugore. Nderkohe ne Kroacine jugore lumi Neretva ka arritur nivelin historik ne 50 vjet duke permbytur 700 shtepi ne Metkovic.

Kryetari i bashkise se qytetit thote se duhet bere me shume ne te ardhmen per te mos lejuar situata te tilla. Kreu i emergjencave thote se nuk pritet rritje e metejshme e nivelit te ujerave.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›