E Shtunë, 31 Tetor 2026

AC Milan ne nje ndeshje bamiresie per UNICEF –in ne Shqiperi

Tirana 14 Tetor, 2008- Legjendaret e futbollit AC Milan, bashkohen ne nje ndeshje bamiresie me skuadren e Tiranes ne stadiumin “Qemal Stafa”, per te ngritur fonde per te mbeshtetur projektin “Shqiperia lexon”,nje iniciative qe mbeshtet qe cdo shkolle publike te kete nje bibloteke si dhe te promovoje kulturen e leximit ne femijet e shkollave. Fale kontributit te AC Milan, UNICEF dhe partneret e tij jane angazhuar ne hapjen e 100 biblotekave ne shkolla te tjera.

Iniciativa “Shqiperia lexon” po ndihmon per te permiresuar cilesine e nxenit dhe te lexuarit te femijeve ne shkolla. Per kete UNICEF po punon me sektorin privat,shkrimtaret,personalitete te spikatura ne vend,shoqerine civile, femijet, prinderit dhe komunitetin qe te mbeshtesin kulturen e leximit tek femijet.

“UNICEF-i eshte i perkushtuar te vazhdoje te mbeshtese Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe partnere te tjere me qellim permiresimin e cilesise se arsimit dhe sigurimit qe cdo femije te kete nje mundesi per te lexuar” thote Carrie Auer, Perfaqesuese e UNICEF-it ne Shqiperi.

Ndeshja e bamiresise midis AC Milan eshte sponsorizuar nga Taci Oil dhe Sheraton Tirana Hotel Towers per te mbeshtetur levizjen “Shqiperia lexon”. Hotel Sheraton do te organizoje nje darke me pjesmarrjen e futbollisteve te njohur te skuadres se Milan-it si dhe do te vere ne ankand bluzat e futbollisteve me te njohur. Fondet e mbledhura do te shkojne per llogari te programit Shqiperia lexon. Qe ne 1995 Starwood Hotels and Resorts (pjese e se ciles jane hotelet e Sheraton) e kane mbeshtetur UNICEF permes iniciatives globale “Check Out per Femijet “, e cila ka arritur te ngreje fonde mbi US$21 million ne te gjithe boten per programet e UNICEF. Fondet per fushaten “Check Out per Femijet” u ngriten duke i kerkuar cdo klienti perpara se te largohej nga hoteli te kontribuonte me US$1.

“Shqiperia Lexon” eshte mbeshtetur plotesisht nga nje partneritet publik dhe privat. Sot, jane dhuruar gjithsej 1,270 biblioteka nga sektori privat –perfshire ketu IKEA, Fondacion i Vodafone, Raiffeisen Bank dhe AMC.

Nje grup te rinjsh ne nevoje pjese e programit YAPS, janë punësuar për të ndërtuar rafte librash dhe për të ndihmuar me shpërndarjen. Librat jane dhuruar nga shtepite botuese. Trajnimi i mësuesëve dhe politikat e reja qeverisëse po nxisin përfitimet nga të lexuarit.

Juxhen Hasani, 14, nje nxënës nga qyteti I Peshkopise: “Që kur është ndërtuar libraria, kam lexuar rreth 30 ose 40 libra. Kam lexuar Hari Poterin, libra mbi mitologjinë greke, historikë dhe të tjerë. Më ndihmon vërtet në shkollë, ka përmirësuar aftësinë time të leximit dhe më ka nxitur të lexoj më shumë.”

Keto dy vite te fundit interesi për librat eshte rritur shume. Duke ushqyer kulturën e leximit, UNICEF shpreson se përfitimi social për të rritur nje rini më të lexuar do ndihmojë në përmirësimin e jetës së gjithë fëmijëve shqiptarë.

***

Per me shume informacion ju lutem kontaktoni ne zyren e UNICEF –it

Anila Miria, Pergjegjese epr Mardheniet me publikun

Tel: 069 20 24 185

ose

Linda Bushati,Pergjegjese per Projektin

“Shqiperia lexon”

Tel:069 20 56 827

E Merkure, 15 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›