E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: “Nuk do ta tradhtoj kurrë gruan”

Të gjitha mediat më të rëndësishme braziliane, midis të cilave edhe sitet në internet të të përditshmeve, e dhanë me bujë të madhe lajmin e lënies së gjurmës së këmbës së Rikardo Kakasë, në hollin e famës (Hall of Fame) në stadiumin më të famshëm të Brazilit e të botës, “Maracana”.

“Nder të jem pranë Peles”

Kjo është mënyra që një lojtar brazilian hyn në legjendën e futbollit: lë gjurmën e këmbës së tij në shkallaren e Marakanës, stadiumit më të rëndësishëm të Brazilit. Kaka, vetëm 26 vjeç, u shndërrua një lojtarin më të ri në historinë e lënies së gjurmëve të këmbëve, midis shumë emrave, në rrugëzën e tempullit të futbollit italian. “Është një nder i madh për mua të kem emrin përbri fenomeneve si Pele”, - deklaroi fantazisti i Milanit, “Topi i artë” i vitit të kaluar.

“Jam shembull i virgjërisë”

Futbollisti brazilian Kaka e konsideroi veten si në shembull të madh për të rinjtë e sotëm, pasi sipas tij ai i kishte qëndruar besnik fesë për të qëndruar i virgjër deri fund të martesës. “Unë jam shembull i madh. Shumica e njerëzve thonë që, pas martesës, një personi nuk i pëlqen seksi me shoqen e tij të jetës. Kjo nuk ekziston. Gruaja ime është gruaja që dua”, - tha lojtari 26-vjeçar i Milanit gjatë një interviste për të përditshmen braziliane “Folha” të San Paolos. “Jam evangjelist dhe besoj në vlera. E them seriozisht se duhet ta marrim më me seriozitet dashurinë dhe seksin. Çdokush ka opinionin e tij, por ia vlen të presësh deri sa të vijë martesa”, - këmbënguli “Topi i artë”m babai i një djali katër muajsh, Lukës.

Toti: “Dua të jem kundër Interit”

Françesko Toti nuk dëshiron kurrsesi të humbasë sfidën kundër Interit, të programuar për të dielën në mbrëmjes. Kapiteni i Romës vazhdon të bëjë progres, duke shtuar intesitetin e stërvitjes në “Trigoria”. Gjatë një testi stërvitor shënoi edhe një gol. Kaseti, Pizaro e Toneto u stërvitën në mënyrë të diferencuar.

Fiorentina: “Nuk e lëshojmë Prandelin”

Fiorentina i hodhi poshtë zërat, që e parashikonin Çezaren Prandeli të destinuar për vitin e ardhshëm drejt bankinës së Juventusit. “Prandeli është trajneri i Fiorentinës, ashtu si unë jam drejtor sportiv. Natyrshëm që ka edhe ndonjë moment të vështirë”, - tha Pantaleo Korvino.

E Merkure, 15 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›