E Diel, 1 Nëntor 2026

ACR: Gati të nënshkruajmë marrëveshjen, por pa Kol Nikollajn. Minatorët: Do përshkallëzojmë protestat

(E PERDITESUAR) – Pas dështimit të negociatave me presidenten e ACR-së dhe takimit me nënkryetarin e bashkisë së Bulqizës, sindikata e minatorëve tha të premten se do të përshkallëzojë protestat, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje për kërkesat e tyre. Flitet serish per nje rinisje te greves, por ende nuk ka detaje rreth vendit dhe kohes kur pritet te nise ajo.

###

ACR ka bërë të ditur gjatë paradites së sotme se është e gatshme që të nënshkruaje marrëveshjen me minatorët, por me kusht që kjo marrëveshje të nënshkruhet pa praninë e Kol Nikollajt, kreut të sindikatës së minatorëve.

Brenda gjysmë ore presim të nënshkruajmë marrëveshjen me një përfaqësi prej 4 minatorësh, e cila do të zgjidhet nga vetë minatorët, ka deklaruar nga Bulqiza presidentja e ACR, Rotraut Skatch Depichc , e cila ka ardhur ngaAustriapas situatës së krijuar.

Por, minatorët janë treguar kategorikë dhe kanë thënë se nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje pa sindikatën dhe Kol Nikollën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›