Aksident ne Lezhe plagoset 17 vjecari
Një 17 vjeçar është plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Fushë Krujë.
Makina përplasi të riun me iniciale A.J. që ishte duke udhëtuar me motor.
I plagosuri aktualisht ndodhet në spitalin e Lezhës në rrezik për jetën.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.