E Shtunë, 31 Tetor 2026

AD: Shanse të barabarta për të gjitha partitë

Aleanca Demokratike ka përshëndetur inisiativën e marë nga 10 partitë politike për qëndrimet mbi sistemin zgjedhor dhe për propozimet mbi reformën zgjedhore. Në një delklaratë për shtyp Aleanca Demokratike evidentuar rëndësinë e një gjithëpërfshirje të partive në reformën zgjedhore por duke u bazuar në kritere që kanëtë bëjnë me peshën e çdo partie.
 

“Ajo që ne duam të theksojmë është se, takime të këtij formati duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe jo selektuese apo përveçuese. Në opinionin dhe në qëndrimin tonë, mendojmë se takime të cilat realizohen për qëllime të përbashkëta është e domosdoshme të organizohen edhe me pjesmarrjen e partive të tjera politike. Kriteret që duhet të vendosen për pjesëmarjen në këto takime duhet të marrin parasysh peshën specifike të çdo partie, mbi bazën e rezultatit të votave të mara në zgjedhjet e fundit, në rang vendi. Vetëm në këtë mënyrë, kjo insiativë do ti shërbejë unifikimit të një qëndrimi të përbashkët të të gjithë partive politike, parlamentare ose joparlamentare, për arritjen dhe realizimin e një reforme zgjedhore konsensuale në përputhje edhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it”-thuhet në deklaratë .
 

Më tej Aleanca Demokratike thekson se ndërhyrjet dhe përmirësimet në Kodin Zgjedhor duhet te përfshijnë ndryshimet në elementet e mëposhtëm:

-Elemente të sistemit zgjedhor
1) sistem proporcional i korrektuar në rrang kombëtar
2) lista të hapura të kandidateve për deputetë, për çdo subjekt zgjedhor.

- Elemente të fushatës zgjedhore të partive politike në zgjedhje
1) hapsirë mediatike televizive më e madhe për partitë politike joparlamentare
2) të jepen financime edhe për partitë joparlamentare mbi bazë dhe në varësi të peshës specifike elektorale të çdo partie.

-Elemente të administrimit të zgjedhjeve

1) numërimi elektronik i votave
2) komisionet e niveleve të dyta dhe të treta të jenë të depolitizuara, ose të rritet numri i anëtarëve të këtyre komisioneve në mënyrë që të rritet numri i partive të cilët të kenë komisionere dhe te jene te perfaqesura.

Në përfundim Aleanca Demokratike shpreh bindjen dhe gadishmërinë për bashkëpunimin me të gjitha forcat politike të cilat duan të kontribojnë në realizimin e një reforme zgjedhore të drejtë dhe të paanëshme, që garanton një konkurim me shanse të barabarta për të gjitha forcat politike, në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›