E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqiptarët e çifutët i ka bekuar Zoti!

Berisha, ashtu sikurse theksoi e vlerësoi si një komb mik shtetin hebre, duke nënvizuar se dy kombet janë ndër më të vjetrit në historinë e kësaj toke. E në këtë kontekst, Berisha tha se dy kombet kanë pasur vuajtje të mëdha dhe se Zoti i ka ruajtur.

“Nuk janë kombe të zgjedhura nga Zoti, por janë të bekuar prej Tij sepse kanë mbijetuar. Shqipëria nuk ka pasur Holokaust. Ku është fati më tragjik në historinë moderne. Kur në kryeqytetet e Evropës bëhej gjaku ndaj çifutëve, në fshatrat e Shqipërisë ata mbroheshin”, tha kryeministri.

Ai foli gjer e gjatë edhe për reformat, arritjet dhe planet e qeverisë shqiptare në vijim. “Në forumin e biznesit të organizuat në Tel Aviv, pata rastin të bëj një ekspoze të të gjitha potencialeve të Shqipërisë, të vizionit të zhvillimit të këtij vendi. I njoha për shndërrimin e Shqipërisë për një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2011-11-23 11:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›