E Diel, 1 Nëntor 2026

AEY, arme te vjetra nga Shqiperia ne Afganistan

Kryeartikulli i te perditshmes amerikane “The New York Times”, ndalet ne investigimin e kryer nga shtate gazetare lidhur me afera te dyshuara te trafikut nderkombetar te armeve. Materiali evidenton se Kompania AEY, kishte marre nje kontrate nga qeveria amerikane ne vlere prej 300 milione dollaresh per te pajisur me arme forcat afgane te sigurise. Por Pentagoni i ka pezulluar kontratat per shitjen e armeve me kompanine private AEY. Vendimi i cituar nga gazeta, ka ardhur pasi AEY, ka furnizuar forcat afgane te sigurise me arme te vjetra nga vendet e ish bllokut komunist dhe Kina. Sipas te perditshmes amerikane, nje pjese e armatimit ishin prodhim kinez i 40 viteve me pare dhe te kaluara ne menyre te paligjshme permes Shqiperise.

Artikulli i plote ne “New York Times”

Furnizuesi nen hetim, mbi armet e skaduara per afganet

Nga C. J. Chivers

(Ky artikull u paraqit nga C.J.Chivers, Eric Schmidt dhe Nicholas Wood dhe u shkrua nga Chivers)

Qe nga 2006, kur rebelimi ne Afganistan u intensifikua befas, qeveria afgane ishte varur te mbeshtetja ushtarake dhe logjistike amerikane ne luften kunder Al-Kaides dhe talebaneve. Por, per te armatosur forcat afgane me shpresen se kjo do te çonte ne fitoren e betejes, ushtria amerikane qe prej fillimit te vitit te kaluar ishin mbeshtetur mbi nje kompani te re te drejtuar nga nje 22-vjeçar, ndersa zv/presidenti i saj ishte nje masazhator i licencuar.

Me dhenien janarin e kaluar te nje kontrate federale me nje vlere pothuajse 300 milione USD, kompania, AEY Inc, e cila vepronte nga nje zyre modeste ne Miami Beach, u be furnizuesi kryesor i municioneve per forcat e ushtrise dhe policise afgane.

Prej kesaj kohe, kompania ka furnizuar municion qe eshte me i vjeter se 40 vjet dhe me nje ambalazhim te prishur, sipas nje kontrolli te municioneve nga THE NEW YORK TIMES dhe intervistave me zyrtare amerikane dhe afgane. Pjesa me e madhe e municioneve vinte nga rezervat e vjetra te ish-bllokut komunist, perfshire edhe rezervat qe Departamenti i Shtetit dhe NATO i kane percaktuar se jane te dyshimta dhe te vjetruara, dhe kane shpenzuar miliona dollare per t’i shkaterruar ato.

Ne blerjen e municioneve, kontraktori perveç kesaj ka punuar edhe me ndermjetes dhe nje kompani qe ndodhet ne nje liste federale te entiteteve te dyshuara per trafikim ilegal armesh.

Perveç kesaj, disa dhjetera milione fisheke pushke dhe mitralozi jane prodhuar ne Kine, duke e bere gjetjen e tyre nepermjet nje shkeljeje te mundshme te ligjit amerikan. Presidenti i kompanise, Efraim Diveroli, ishte incizuar ne menyre te fshehte ne nje bisede kur sugjeronte korrupsion ne blerjen nga ana e kompanise se tij te me shume se 100 milione fishekeve ne Shqiperi, sipas nje kasete ku eshte incizuar biseda.

Kete jave, pas hetimeve te perseritura mbi efektshmerine e AEY-se nga THE TIMES, ushtria e pezulloi kompanine nga çdo kontrate e ardhshme federale, duke cituar transportimin e municioneve kineze dhe duke deklaruar se Diveroli mashtroi ushtrine, duke thene se municionet ishin hungareze.

Diveroli, i kontaktuar nepermjet telefonit, tha se ai nuk kishte dijeni per kete veprim. Ushtria planifikon te denoncoje kompanine e tij permes nje letre te derguar me rekomande te enjten, sipas nje korrespondence te brendshme te ofruar nga nje zyrtar ushtarak.

Por, problemet me municionet ishin te dukshme vjeshten e kaluar ne vende te tilla si Nawa, Afganistan, nje post i perparuar prane kufirit pakistanez, kur nje nenkolonel afgan inspektoi fisheket e pushkeve ne dyshemene e piset te rajonit te tij te policise. Pak pasi kishin arritur atje, kutite prej kartoni ishin shqyer dhe permbajtja e tyre kishte dale ne drite, duke treguar municionin e prodhuar ne Kine me 1966.

"Kjo eshte ajo qe na japin per te luftuar", thote koloneli, Amanuddin, i cili si shume afgane ka vetem nje emer. "Kjo na shqeteson shume, sepse pjesa me e madhe e tij eshte hedhurine". Municioni ndersa vjetrohet pas disa dekadave, shpesh behet me pak i fuqishem, i besueshem dhe i sakte.

AEY eshte nje prej kompanive te mbrojtjes fillimisht te panjohura qe jane perpjekur prej 2003, kur Pentagoni filloi te shperndante miliarda dollare per te stervitur dhe pajisur forcat vendase ne Afganistan dhe Irak. Ngritja e tyre nga erresira dikur dukej se i bente ato nje shembull te suksesshem te promovimit nga ana e Administrates Bush te kontraktoreve private si elemente integrale te strategjise se luftes.

Por nje hetim i sfondit te AEY-se, nepermjet intervistave ne disa vende, kontrollimit te dokumenteve konfidenciale qeveritare dhe shqyrtimit te disa prej municioneve, tregon se zyrtaret e ushtrise te ngarkuar per kontratat e armeve, nen presionin per te armatosur trupat afgane, lejuan nje kompani pa eksperience qe te hynte ne boten e erret te trafikut nderkombetar te armeve ne emer te Pentagonit – dhe e ka bere kete me verifikime minimale dhe permes nje kontrate te shkruar me shume pak kufizime.

Perveç pezullimit te kesaj jave, AEY-ja eshte nen hetim nga Inspektori i Pergjithshem i Departamentit te Mbrojtjes dhe autoritetet e Emigracionit dhe Doganave, te vena ne levizje pas ankesave mbi cilesine dhe origjinen e municioneve qe ajo kishte ofruar, dhe akuzave per korrupsion.

Diveroli, ne nje interviste te shkurter telefonike ne fund te vitit te kaluar, hodhi poshte çdo akuze se ka vepruar ne kundershtim me ligjin. "Une e di se kompania ime ka vepruar 100% me cilesi te larte dhe kjo eshte gjithçka qe me intereson", tha ai. Ai gjithashtu sugjeroi se aktivitetet e tija duhet te jene te mbrojtura nga opinioni publik. "AEY eshte duke punuar mbi nje projekt te klasifikuar te Departamentit te Mbrojtjes", tha ai. "Une vertet nuk dua te flas per detajet e tij".

Ai ia percolli pyetjen nje avokati, Hy Shapiro, i cili ofroi nje deklarate te vetme permes e-mail. "Megjithese AEY vazhdon te punoje shume forte per te plotesuar detyrimet e saja lidhur me kontraten me ushtrine amerikane, perfaqesuesit e saj aktualisht nuk jane te pergatitur per t’u ulur dhe per te diskutuar detajet", shkroi ai.

Si pjese e pezullimit, as Diveroli as kompania e tij nuk mund te aplikojne per ndonje kontrate tjeter federale derisa akuzat e ushtrise te jene sqaruar. Por ai do te lejohet te siguroje tashme municion mbi nje kontrate kuader afgane, sipas nje korrespondence te brendshme ushtarake.

Ne janar, zyrtaret amerikane ne Kabul, te shqetesuar mbi municionet nga AEY-ja, kontaktuan Arsenalin e Armeve ne Rock Island, Ilinoi, dhe parashtruan mundesine e perfundimit te kontrates. Edhe zyrtaret ne Komanden e Logjistikes se Ushtrise, autoriteti kontraktues ne Arsenal, pas takimit me AEY ne fund te shkurtit, tha se ata ishin zene ngushte nga standardet e paketimit per municionet e derguara ne lufte.

Akoma pas ketij takimi, AEY-ja dergoi nje tjeter ngarkese me pothuajse 1 milion kuti ne Afganistan qe Komanda e Kombinuar per Sigurine dhe Tranzicionin - Afganistan e konsideroi si jashte standardeve. Nenkoloneli David Johnson, zedhenesi i kesaj komande, tha se nuk ka pasur njoftime per moshkrepjen e municioneve, megjithese disa prej tyre ishin ne kushte kaq te keqija saqe ushtaraket kishin vendosur qe te mos i perdornin ato. "Pergjigjja jone e sinqerte eshte qe ato municione ishin te nje cilesie qe ishte me pak se e deshirueshme; municione te cilat dukeshin se nuk plotesonin standardet qe shume prej nesh jane mesuar t’i kene", tha Johnson. "Ne nuk jemi te kenaqur me menyren se si u transportuan ato". Disa oficere thane se problemet do te ishin shmangur nese ushtria do te kishte perpiluar me me kujdes kontratat dhe do te kishte shqyrtuar me me hollesi ofruesit.

Te dhenat publike tregojne se kontratat e AEY-se prej 2004 kane pasur nje vlere prej me shume se 1/3 e 1 miliard USD. Diveroli e ka vendosur kete vlere me lart: ai pretendon se çdo vit ka bere kontrata me vlere 200 milione USD.

Disa zyrtare ushtarake dhe qeveritare, duke folur ne kushtet e anonimitetit per shkak te hetimeve, pyesin se si Diverloi, dhe nje grup i vogel njerezish, kryesisht rreth te njezetave dhe pa nje eksperience te gjate ushtarake ose te prokurimeve, arriten te hyjne ne nje aktivitet kaq te ndjeshem qeveritar.

"Shume prej nesh jane duke e shtruar kete pyetje", thote nje zyrtar i larte i Departamentit te Shtetit. "Si arriten keta djem te merrnin gjithe kete biznes?"

Nje kompani ambicioze

Intensifikimi i kryengritjes afgane alarmoi Pentagonin ne 2006, dhe njesite amerikane qe stervitnin dhe pajisnin forcat afgane kerkuan nje sasi gjigande municionesh permes nje komande logjistike te ushtrise.

Porosia kerkonte 52 tipe municionesh: plumba pushke, pistolete dhe mitralozi, granata dore, raketa, plumba shotgani, predha mortaje, municione tankesh dhe shume te tjera. Ne total, ajo perfshin disa qindra milione predha. Forcat afgane perdornin kryesisht arme te prodhuara ne Bashkimin Sovjetik. Kjo do te thoshte se pjesa me e madhe e municionit ne ate liste duhej te blihej vetem pertej oqeanit.

AEY ishte nje prej 10 kompanive qe u ofruan ne afatin perfundimtar ne shtator 2006.

Michael Diveroli, babai i Efraimit, kishte themeluar kompanine ne 1999, kur Efraimi ishte 13 vjeç. Per disa vjet, nje periudhe kur kompania dukej se kishte nje aktivitet te kufizuar, Michael Diveroli, i cili tani vepron si nje kompani qe furnizon materiale per policine jo shume larg zyrave te AEY, ishte shenuar si i vetmi drejtues i kompanise.

Ne 2004, AEY regjistroi Efraim Diveroli, atehere 18 vjeç, si nje zyrtar me nje kuote prej 1% te aksioneve.

Eksperienca e Diverolit te ri me municionet duket se ka qene e kufizuar ne nje pune afatshkurter ne Los Anxheles per Botach Tactical, nje kompani furnizuese per pajisje ushtarake dhe ato te policise, prone e xhaxhait te tij. Bar-Kochba Botach.

Diveroli e nderpreu papritmas nje interviste kur ai u pyet per Botach Tactical. Botach, i kontaktuar nepermjet telefonit tha se Michael dhe Efraim Diveroli kishin punuar per nje kohe te shkurter per te, por pasi kishin pare garen per siguruar kontrata federale pas fillimit te luftes, ata kishin dale me vete.

"Ata vetem sa u larguan dhe moren me vete edhe klientet kryesore te mi", tha ai. "Ata ne parim thane: 'Perse ne duhet te punojme per Botach? Le te punojme per veten tone".

Kur Efraim Diveroli arriti ne Miami Beach, AEY ishte duke u transformuar duke kerkuar ne menyre agresive kontrata te lidhura me çeshtjet e sigurise. Ajo fitoi nje kontrate prej 126.000 USD per municione per Forcat Speciale; AEY-ja gjithashtu ofroi municione ose pajisje ne 2004 per Departamentin e Energjise, Agjencine per Mbrojtjen e Mjedisit dhe Departamentin e Shtetit.

Ne 2005, kur Diveroli i be presidenti i AEY-se ne moshen 19-vjeçare, kompania ishte duke marre oferta neper nje spekter te gjere agjencish qeveritare dhe ofronte pajisje paraushtarake: arme, helmeta, veshje anti-plumb, veshje kunder bombave, bateri dhe karrikues per rrezet X – ne kuadrin e ndihmes amerikane per Pakistanin, Bolivine dhe gjetke.

Ajo ofronte furnizime per ushtaraket amerikane ne Irak, ku biznesi i saj perfshinte nje kontrate fishekesh prej 5,7 milione USD per forcat e Irakut.

Dy zyrtare federale te perfshire ne kontraktimet ne Bagdad thane se AEY-ja krijoi me shpejtesi nje reputacion te keq. "Ata nuk ishin te besueshem, ose nese ata arrini t’i permbushin ato, ata e benin pas shume justifikimesh", thote njeri prej tyre, i cili kerkoi qe emri i tij te mos permendej sepse nuk ishte autorizuar te fliste me gazetaret.

Ne kete kohe, u shfaqen edhe presionet ne jeten e Efraim Diverolit. Ne nentor 2005, nje grua e re kerkoi nje mandat mbrojtjeje prej tij ne seksionin kunder dhunes ne shtepi ne Gjykaten rajonale te Kontese Dade. Gruaja ne fund nuk u paraqit perpara gjykates, dhe akuzat e saja nuk u shqyrtuan me. Por ne dokumentet e gjykates, gruaja tha se, pasi marredhenia e saj me Diverolin kishte perfunduar, ai e ndiqte dhe e kercenonte me anen e mesazheve.

Nje here, sipas dokumenteve, sjellja e tij perfshinte "hedhjen e saj ne toke dhe refuzimin per ta lene ate qe te largohej gjate nje debati verbal". Nje here tjeter, ajo raportonte, se Diveroli kishte arritur pa lajmeruar dhe i dehur ne shtepine e saj "duke u sjelle rrotull shtepise dhe duke u perplasur te dritaret dhe dyert".

Gruaja frikesohej se ajo nuk mund ta injoronte ate, pohojne dokumentet e gjyqit, sepse sjellja e tij e frikesonte.

Diveroli kerkoi shtyrjen e gjyqit per arsye te sigurise kombetare. "Une jam president dhe i vetmi perfaqesues zyrtar i biznesit tim", i shkruante ai gjykatesit me 8 dhjetor 2006. "Biznesi im aktualisht ka nje rendesi te madhe per vendin dhe jam kontraktor i licencuar i Mbrojtjes i Qeverise se Shteteve te Bashkuara ne luften kunder terrorizmit ne Irak dhe jam duke bere me te miren per te furnizuar trupat tona me te gjitha pajisjet kane nevoje per kontrata vendimtare".

Ndersa oferta e AEY-se per kontraten e saj me te madhe qeveritare ishte duke u shqyrtuar problemet personale te Diverolit vazhdonin. Ne 26 nentor 2006, policia e Miami Beach u thirr ne banesen e tij gjate nje debati midis tij dhe nje mikeshe tjeter. Sipas raportit te policise, Diveroli e kishte hedhur "rrobat e saja ne korridor dhe i kishte thene asaj qe te dilte jashte".

Nje deshmitare i tha policise se Diveroli e kishte terhequr ate me force ne apartament. Policia e gjeti gruan duke qare; ajo tha se nuk ishte terhequr me force. Diveroli nuk u akuzua.

Ne 21 dhjetor 2006, policia ishte thirrur serish ne banese. Diveroli dhe zv/presidenti i AEY-se, David Packouz, sapo ishin duke u perleshur me nje punonjes te parkingut. Perleshja filloi, tha policia, pasi punonjesi refuzoi t’i jepte Diverolit çelesat e tij dhe Diveroli hyri ne garazh per t’i marre vete ato. Nje deshmitar tha se Diveroli dhe Packouz e rrahen burrin; fotografite e policise tregonin nxirje dhe gervishtje ne fytyren dhe kurrizin e tij.

Kur policia kerkoi Diverolin, ata e gjeten patenten e tij te falsifikuar, ne te cilen ai kishte shtuar kater vjet moshes se tij qe te dukej me i vjeter per te blere alkool. Ditelindja e tij kishte qene nje dite me pare. "Nuk kam nevoje me per te", i deklaroi ai policise, thuhej ne raport. "Une jam 21 vjeç".

Diveroli u akuzua thjesht me nje akuze te thjeshte, nje kundervajtje dhe mbajtje kriminale te nje dokumenti te falsifikuar. Akuza e dyte e vendosi biznesin e tij ne rrezik. Z.Diveroli kishte licence federale per armet e zjarrit, e cila ishte kerkuar per punen e tij. Me nje akuze te lehte, licenca do te ishte anuluar.

(Packouz ishte akuzuar me nje akuze, e cila me pas u terhoq; ai nuk pranoi te intervistohej. Per te shmangur denimin ne te dhenat e tij, Diveroli hyri ne nje program 6- mujor rehabilitimi per kundervajtjet e tij te para ne maj 2007, qe e shpetuan ata nga gjyqi).

Nje i aferm pagoi 1000 Usd e garancise se Diverolit, ndersa oferta e tij per kontraten afgane ishte ne fazen finale. Per t’u pranuar, kompania duhej te ishte ne gjuhen ushtarake "nje kontraktor pergjegjes", per te cilin kerkohej nje hetim te sigurise financiare, kapacitetit te transportit, efektshmeria ne te kaluaren dhe ne perputhje me ligjin dhe rregullat kontraktuese qeveritare.

Nje jave pasi i afermi pagoi garancine, Banka Amerikane e Sherbimeve te Investimeve ne Miami i siguroi Diverolit nje certifikate qe kompania e tij kishte para kesh per te blere municion ne nje sasi te madhe. Ajo tha se ai kishte 5,469,668.95 USD ne nje llogari.

AEY iu dha kontrata ne janar 2007. E pyetur pse u zgjodh AEY, Komanda e Logjistikes se ushtrise u pergjigj me shkrim: "Propozimi i AEY-se perfaqesonte vleren me te mire per qeverine".

Arsenalet e bllokut lindor

Si ushtria edhe AEY-ja i kane trajtuar burimet e shitjeve te municionit te kompanise si çeshtje konfindenciale, duke mohuar qe te thoshin se si dhe ku i mbante ato kompania, çmimet e paguara ose sasine e dorezuar.

Por te dhenat e siguruara nga nje zyrtar rreth veprimtarise se kompanise, nje kerkim i gjere ne Ballkan dhe nje studim per trafikun e armeve ne Evrope, si edhe intervistat me disa njerez qe punonin ne arsenalet shteterore ne Evrope, tregojne se AEY-ja shperndante nga stoqet e ish-bllokut lindor, perfshi Shqiperi, Bullgari, Republika Çeke, Hungaria, Kazakistani, Mali i Zi, Rumania dhe Sllovakia.

Keto rezerva nga bunkeret me temperature te kontrolluar ne magazinat e fresketa te paketuara jo si duhet, shkaterruan municionet. Disa arsenale permbanin municione qe konsideroheshin si municione te cilesise shume te larte. Te tjerat jane grumbuj hekurishtesh te braktisura nga ushtria sovjetike.

Kontrata e ushtrise bente pak per te bere dallimin midis te dyjave.

Kur SHBA ose NATO blinin municione per veten e tyre, procesi eshte i rregulluar nga standardet e sigurimit cilesor qe mbulon prodhimin, paketimin, grumbullimin, testimin dhe transportin.

Standardet ekzistojne pjeserisht sepse municionet prishen Ndersa mosha e tyre kalon, baruti dhe eksplozive degradon, dhe shtresat e jashtme mund edhe te gerryhet prej erozionit. Kushtet e ambientit, lageshtira, vibrimi, levizjet e temperatures lehtesojne prishjen dhe e bejne municionit me pak te besueshem.

Rregullat e NATO-s kerkojne qe municioni te testohet metodologjikisht gjate jetes se tij; mostrat duhet te perdoren permes armeve statike, kerkohet te matet shpejtesia ne daljen e tytes dhe saktesia.

Per plumbat e pushkes, testimi fillon ne moshen 10-vjeçare, sipas Peter Courtney-Green, shefit Zyres Mbajtjes se Municioneve te Agjencise per Furnizimin dhe Mirembajtjen e NATO-s.

Bashkimi Sovjetik, qe prodhoi municionin qe AEY e bleu, zhvilloi teste te ngjashme qe jane akoma ne fuqi. Por kur ushtria nenshkroi kontraten me afganet, ajo nuk detyronte as standardet ruse dhe as ato te NATO-s. Ajo thoshte ofruesve se municionet duhet te ishin "te forta dhe te perdorshme nga te gjitha njesite pa kualifikim".

Se çfare do te thoshte kjo nuk ishte percaktuar. Nje zyrtar i Komandes Logjistike tha se per shkak se municioni ishte per arme te huaja dhe i konsideruar jashte standardit ai duhej te perdorej vetem per armet per te cilat ishte destinuar.

"Nuk ka ndonje kerkese specifike per testim, dhe kjo nuk ka limit moshe", tha Michael Hutchison, zv/drejtor per blerjet i Komandes. "Meqe municioni nuk eshte ne standardet e inventarit amerikan, ushtria nuk posedon standardet e paketimit ose cilesise per kete municion".

Kur blihen municione te tilla, tha Hutchison, Komanda Logjistike e Ushtrise mbeshtetej ne standardet nga "klienti" – duke nenkuptuar njesite e ushtrise ne Afganistan. Dhe klienti, tha ai, nuk vendoste kriteret e moshes ose te testimit.

Me standarde te dobeta ne dore, AEY testonte terrenin. Nje ndalese ishte Shqiperia, nje shtet fortese ne epoken sovjetike, qe tani perpiqet ti bashkohet NATO-s. Shqiperia ka stoqe te medha armatimesh, shumica te siguruara nga Kina ne 1960-1970.

Cilesia e ketyre stoqeve ishte shume i perhapur, thote William D. G. Hunt, nje zyrtar teknik britanik per municionet ne pension, qe vleresoi te gjithe rezerven per Ministrine e Mbrojtjes se Shqiperise nga 1998-2002. Ai tha se nje plan ushtarak per perdorimin e municioneve kishte arsye per t’u shqetesuar: e pakta 90% e rezervave ishte me shume se 40 vjet.

"Nese do te kishte ndonje prokurim per qellime luftarake nga kjo rezerve une do te isha shume dyshues rreth kesaj. Nuk jam duke sugjeruar se u gjithe armatimi ishte skaduar. Por performanca e tij do te ishte dramatikisht shume ulet. Kjo eshte nen standard, e sigurt".

Problemet me shkaterrimin e municioneve ne Shqiperi u shfaqen ne fillim te ketij muaji, kur nje depo jashte Tiranes, u shkaterrua nga nje zinxhir shperthimesh duke vrare 22 vete dhe duke plagosur te pakten 300 te tjere, duke shkaterruar qindra shtepi.

Perpara se kontraktoret e ushtrise te fillonin blerjen nga depo te tilla, vleresimi i Perendimit per municionet shqiptare ishte evident ne programet qe ai sponsorizonte per shkaterrimin e tyre. Vetem ne 2007, SHBA kontribuuan me 2 milione USD per te shkaterruar teprica te armeve te vogla dhe 2000 tone municione ne Shqiperi, sipas Departamentit te Shtetit.

Nje program i NATO-s qe perfundoi vitin e kaluar perfshiu kontributin e 16 shteteve perendimore mbi 10 milion USD per te shkaterruar 8700 ton municione te vjetra. SHBA kontribuuan me 500.000 USD. Midis artikujve te shkaterruar ishin 104 milion plumba te kalibrit 7,62 mm – pikerisht municioni qe AEY-ja kerkoi nga agjencia shteterore shqiptare per eksportin e armeve.

Shqiperia ofroi te shiste dhjetera milion fisheke te prodhuar jo me vone se vitet 1950. Per prova, nje perfaqesuesi te AEY-se iu dhane 1000 fisheke per te qelluar, sipas Ylli Pinarit, drejtorit te kesaj agjencie ne kohen e shitjes. Asnje prove balistike nuk u njoftua, tha ai. Fisheket u qelluan me arme normale.

Mbi kete baze, AEY-ja bleu me shume se 100 milione fisheke per porosine e Pentagonit. Fisheket, sipas listave te paketimit, datonin ne vitet 1960.

Kompania gjithashtu angazhoi nje biznesmen lokal, Kosta Trebicka, qe te levizte municionin nga arkat prej druri dhe kutite metalike te mbyllura hermetikisht – standardi i paketimit ushtarak qe mbron municionet nga lageshtia dhe papastertite, ndihmon ne sigurimin e besueshmerise se tij dhe lehteson transportin ne fushebeteje.

Trebicka, ne intervista, tha se Diveroli donte te hiqte arkat dhe kutite metalike per te reduktuar peshen dhe kostot e transportit ajror me qellim qe te nxirrte perfitime maksimale. Disa zyrtare amerikane thone qe ata dyshojne se ky paketim ishte hequr per shkak te shenjave kineze dhe moshes se municionit.

Pista çeke

Ndersa fisheket ne Shqiperi ishin duke u pergatitur per t’u transportuar drejt Afganistanit, Diveroli filloi te kerkonte municion nga Republika Çeke per te plotesuar nje porosi per Ministrine e Brendshme te Irakut.

Ne maj 2007, sipas 2 zyrtareve amerikane, qeveria çeke kontaktoi ambasaden amerikane ne Prage per nje shqetesim: AEY-ja ishte duke blere 9 milione fisheke permes Petr Bernatik, nje qytetar çek qe ishte akuzuar nga zyrtaret çeke per trafik ilegal armesh. Akuzat perfshinin dergimin e granatave ne kundershtim me embargon nderkombetare per ne Kongo, dhe dergesa ilegale armesh zjarri drejt Sllovakise.

Bernatik i hodhi poshte zyrtarisht keto akuza. Por ato ishin konsideruar si mjaft te besueshme ne Uashington qe ai te futej ne listen e kontrollit te tregtise se artikujve ushtarake, sipas nje prej zyrtareve amerikane.

Kjo liste, e perpiluar nga Departamenti i Shtetit, perdoret per te parandaluar tregtaret amerikane nga perfshirja e tregtareve te dyshimte ne bizneset e tyre, pjeserisht per te parandaluar kompanite ligjore te armeve nga pasurimi dhe legjitimimi i rrjeteve te tregut te zi.

AEY-ja nuk u implikua asnjehere ne listen e zeze te shitjeve. Por qeveria çeke, e cila kishte kujdes mbi keto shitje, i kerkoi ambasades amerikane nese ajo deshironte qe Bernatik te perfshihej ne marreveshjet e AEY-se, sipas zyrtareve amerikane, te cilet kerkuan te mbeten anonime sepse ata nuk ishin te autorizuar te benin publike permbajtjen e diskutimeve diplomatike.

SHBA nuk u perpoqen te bllokonin transaksionin, tha nje prej zyrtareve amerikane, pjeserisht sepse pajisja e Irakut ishte ne interes te SHBA, por edhe sepse Bernatik ishte akuzuar por nuk ishte njohur si fajtor.

Ne 7 maj 2007, qeveria çeke leshoi licencen e eksportit. Bernatik, ne nje interviste telefonike, tha se ai kishte rregulluar 7 fluturime drejt Irakut per AEY-ne vitin e kaluar. “Ne kemi nje bashkepunim normal biznesi", tha ai.

Nje ndermjetes misterioz

Biznesi nderkombetar i armeve vepron pjeserisht ne drite dhe pjeserisht ne hije dhe eshte shperndare midis kompanive fantazma, ndermjetesve dhe korrupsionit zyrtar. Qeverite jane perpjekur me shume kujdes ta rregullojne ate prej vitesh, me suksese te kufizuara.

Kur Diveroli filloi te plotesonte porosite gjigante te ushtrise, ai kishte hyre ne nje bote te erret, dhe ne intervisten e tij te shkurter, ai tregoi se ishte informuar se korrupsioni mund te nderhynte ne marreveshjet e tija ne Shqiperi. "Çfare po ndodh ne Ministrine shqiptare te Mbrojtjes?", tha ai. "Kush eshte i paster? Kush eshte i perlyer? Nuk dua te di mbi kete?".

Menyra e tregtise se AEY-se ishte e strukturuar, Diveroli, te pakten zyrtarisht, nuk negocionte direkt me zyrtaret shqiptare. Ne vend te kesaj, nje kompani ndermjetese e regjistruar ne Qipro, Evdin Ltd, blinte municionin dhe ia shiste ate kompanise se tij. Ambalazhuesi lokal i perfshire ne marreveshje, Trebicka, thote se ai dyshonte se synimet e Evdin ishin qe te devijonte parate per zyrtaret shqiptare.

Shitja, tha Trebicka, ishte nje goditje: Shqiperia i shiste municione Evdin per 22 USD/1000 fisheke, tha ai, dhe Evdin ia shiste ato AEY-se per shume me teper. Diferenca, ai tha se dyshonte se ndahej me zyrtaret shqiptare, perfshire Pinarin, atehere drejtues i agjencise se eksportit te armeve dhe ministrit te Mbrojtjes ne ate kohe, Fatmir Mediu.

(Mediu dha doreheqjen javen e kaluar pas shperthimeve te depos se municionit; Pinari ishte arrestuar). Qeveria shqiptare ishte terbuar nga akuzat e Trebickes. Sali Berisha, Kryeministri, Mediu dhe Pinari te gjithe mohuan perfshirjen ne kete çeshtje. Por Trebicka thote se pasi kishte ngritur shqetesimet e veta mbi Evdin me Ministrine e Mbrojtjes, kompania e tij ishte detyruar te largohej nga kontrata per ripaketimin.

Ne 11 Qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli ankoheshin nepermjet telefonit mbi problemet me te berit biznes ne Shqiperi. Trebicka e regjistroi biseden dhe me pas ia dha kete regjistrim hetuesve amerikane. Biseda, tha ai, tregon qe kompania amerikane ishte e informuar mbi korrupsionin mbi marreveshjet e saja ne Shqiperi dhe qe Heinrich Thomet, nje tregtar zviceran armesh, ishte prapa Evdin.

Ne regjistrimet, te cilat Trebicka ia dha THE TIMES, Diveroli sugjeronte qe Thomet, qe quhej "Henri", ishte duke vepruar si ndermjetes.

"Pinari ka nevoje per nje djale si Henri ne mes per t’u kujdesur per te dhe per shoket e tij, asnje prej te cileve nuk jane ne biznesin tim", tha Diveroli. "Une nuk dua te di mbi kete biznes. Une dua te di mbi biznese legjitime".

Diveroli rekomandoi qe Trebicka te perpiqej per te rivendosur kontraten e tij duke derguar "nje prej vajzave te tij" per te bere seks me Pinarin. Ai sugjeroi se edhe parate mund te ndihmonin. "Le ta bejme ate te lumtur; mbase ai ju jep juve edhe nje shans", tha ai. "Nese ai merr 20000 usd nga ju".

Ne fund, Diveroli duket se ankohet per biznesin e tij me Shqiperine. "Une nuk mund ta luftoj kete mafie. Ajo eshte shume e madhe. Kafshet kane dale jashte kontrollit".

Ne email e shkembyera, Thomet, hedh poshte nje rol zyrtar ne Evdin. Angazhimi i tij ne marreveshjen e Shqiperise, tha ai, ka qene qe te paraqese Diverolin te partneret potenciale dhe te zyrtaret.

Bogdan Choopryna, menaxher i pergjithshem i Evdin, thote gjithashtu se akuzat e Diverolit nuk jane te verteta. "Ne degjojme fjalet e Diverolit dhe atehere une jam pergjegjes per ate qe ai thote?", tha ai. Perveçse eshte nje zyrtar me Evdin, Choopryna, 27 vjeç, eshte shites prodhimesh per nje kompani zvicerane te drejtuar nga Thomet. Evdin eshte perfshire me 26 shtator – javen pas ofertes se Diverolit per kontraten afgane, sipas regjistrit tregtar te Qipros. Kompania i kishte listuar zyrat e saja ne Larnaka (Qipro) dhe me Pambos Fellas si drejtor te pergjithshem te saj.

Nje vizite nga nje gazetar ne adresen e saj zbuloi nje biznes llogaritaresh mbi nje klub nate. Evdin nuk kishte asnje zyre ose staf atje. Dhe Fellas, qe ishte brenda, thote se ai nuk eshte drejtor i Pergjithshem i Evdin, por "nje drejtor i emeruar", roli i vetem i te cilit ishte te regjistronte kompanine.

Ai ka regjistruar qindra kompani te tilla perkundrejt nje pagese, tha ai, dhe nuk dinte per biznesin e Evdin.

Disa shenja te çojne serish ne Zvicer. Pinari fillimisht u tha dy gazetareve se ai kishte punuar me Evdin permes Thomet. (Pasi nje gazetar i tha kete Thomet, Pinari e ndryshoi historine e tij, duke i treguar gazetarit per Fellas dhe zyren e Evdin ne Qipro). Diveroli tha gjithashtu se kompania e Qipros ishte drejtuar nga nje "individ zviceran".

Thomet ka qene akuzuar ne te kaluaren nga grupe private, perfshi Amnesty International, per rregullimin e transfertave ilegale te armeve nen nje numer te caktuar kompanish me emra te ndryshme. Aktivitetet e veta kane shkaktuar gjithashtu shqetesime ne Uashington, ku, ashtu si Bernatik, ai dhe Evdin jane ne Listen e Kontrollit per Tregtine e artikujve te Mbrojtjes, thote nje zyrtar amerikan.

Thomet thote se akuzat e kaluara se ai ishte angazhuar ne tregti ilegale armesh ishin shkaktuar nga "deklarime te rreme te disa prej ish-konkurrenteve".

Hugh Griffiths, menaxher per operacionet e "Arms Transfer Profile Initiative", nje organizate private qe gjurmon transfertat ilegale te armeve, e pershkruan Thomet si nje komisioner me kontakte ne vendet e ish-bllokut komunist me depo dhe fabrika armesh. Afersia e tij me shitjet e AEY-se, thote Griffiths, ngre pikepyetje lidhur me ate nese Pentagoni ishte duke kontrolluar ne menyre adekuate bizneset qe beheshin ne emer te tij. "Le ta thjeshtojme pak. Shume njerez qe jane perfshire ne trafikun ilegal te armeve ne Afrike jane pikerisht ata te jane perfshire ne marreveshjet e mbeshtetura nga Pentagoni, si dergesat e AEY-se ne Afganistan dhe Irak", tha ai.

Nen pezullimin e urdheruar te merkuren, ushtria planifikon te vazhdoje pranimin e municioneve qe ajo ka porositur tashme nga AEY-ja. Ndersa me 21 mars, ajo porositi municione me vlere 155 milione USD, sipas Komandes se Logjistikes se Ushtrise.

Ne Afganistan, oficeret amerikane te municioneve jane duke hetuar te gjitha municionet e armeve te lehta qe ka derguar AEY-ja. Ngarkesa e fundit, e cila arriti ne arka te drunjta, perfshinte fisheke te lire dhe te ndryshkur, sipas dy zyrtareve. Ne Arsenalin e Rock Island, autoriteti kontraktues thone se ata jane duke bashkepunuar me hetuesit, te cilet do te shkojne ne Shqiperi dhe Afganistan.

Dhe ne Miami Beach, edhe perpara pezullimit, AEY-ja ka humbur anetare te stafit. Michael Diveroli, themeluesi i kompanise, i deklaroi gazetareve se ai prej kohesh nuk ka me asnje marredhenie me kompanine. Packouz, i cili ka qene zv/president i AEY-se, dhe Levi Meyer, 25 vjeç, qe per pak kohe ka qene regjistruar si menaxher i pergjithshem, gjithashtu jane larguar nga kompania.

Meyer dha nje deklarate: "Une nuk jam perfshire me ne kete ngaterrese".

THE NEW YORK TIMES


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›