E Diel, 1 Nëntor 2026

AFP: Shqiptarët druhen se mund të bëhen han pa porta i tregtisë ilegale të mbetjeve industriale

Share


-Opozita premton në Kongres se ligji i parë që do anulohet do jetë ai për plehrat

Vazhdojnë mediat e huaja ti bëjnë jehonë lajmin se parlamenti shqiptar ka hapur dyert për plehrat e Europës. Në një shkrim të saj, agjencia AFP thotë se parlamenti në Shqipëri i ka hapur dritën jeshile importit të plehrave. Agjencia citon kryeministrin Berisha që thotë se plehrat që do importohen nuk do jenë të rrezikshme. AFP thotë se Edi Rama, kreu i opozitës, e quan tradhti kombëtare importin e plehrave kur në rrugët e vendit ka mbi 1 milion ton plehra. Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se Shqipëria do kthehet në koshin e plehrave të Europës. AFP shkruan se ata druhen se vendi do bëhet një han pa porta për trafikun ilegal të mbetjeve industriale. Opozita ka premtuar në Kongresin e saj se ligji i parë që do rrëzojë kur të vijë në pushtet do jetë ai për importin e plehrave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›