E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Kurban Bajramit, Muça urim për besimtarët

Tiranë- Selim Muça, kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri bëri një urim për të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Kurban Bajrami është festa e sakrificës,e durimit dhe e varfërisë. Besimtarët të kenë më shumë begati, dashuri dhe harmoni në familje, pasi Kurban Bajrami është edhe festa e mirëkuptimit, faljes dhe bashkimit”- u shpreh Muça.

Sipas përfaqësuesve të fesë myslimane festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, të triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit.

Kjo festë mbetet një simbol i sakrificës. Në këtë ditë të shejtë bëhet kurban për hir të Zotit,  dhe mishi që është bërë kurban u dhurohet të varfërve.

Ditën e djelë në mengjes besimatërt myslimanë do të krejnë faljen në xhami. Kjo festë është ndër dy festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë, sëbashku me Fiter bajramin.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Festat e Nëntorit, AK: Festa është e patriotëve, jo e politikanëve
  2. Mekë, miliona besimtarë nisin Haxhin
  3. Minoriteti grek, meshë për festën kombëtare të Greqisë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›