E Diel, 1 Nëntor 2026

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 17.10.2026

SHTETET E BASHKUARA – Koalicioni ”No kings” në ditë mobilizimi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

EDMONTON (Kanada) – Tubim separatist përpara referendumit të Albertës për shkëputje nga Kanadaja.

EDMONTON (Kanada) – Kryeministri Mark Carney merr pjesë në një tubim në favor të unitetit kanadez përpara referendumit të pavarësisë së Albertës.

UZBEKISTAN – Vizitë në Uzbekistan dhe Indi nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

FRANCË – Jelekverdhët dhe të rinjtë. Dita kombëtare e kërkesave dhe mobilizimit.

BRATISLAVA (Sllovaki) – Demonstratë e opozitës.

CHANTILLY (Francë) – Ekspozitë e “diamantit rozë”, një xhevahir historik që nuk i është shfaqur publikut për një shekull.

BAGDAD (Irak) – Sesioni i 52-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

BRASILIA (Brazil) – Flavio Bolsonaro mban një tubim zgjedhor të shoqëruar nga një autokolonë e madhe.

KARAKAS (Venezuelë) – Demonstratë duke kërkuar caktimin e një date për zgjedhjet./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›