E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, alternime vranësirash në veri dhe lindje

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare e në qendër, ndërsa në veri e lindje alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 11m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/19 Diell pak re
Kukës 4/14 Diell re
Lezhë 10/18 Diell pak re
Dibër 2/13 Diell re
Durrës 8/19 Diell
Tiranë 9/20 Diell pak re
Elbasan 8/20 Diell pak re
Berat 4/20 Diell pak re
Vlorë 9/19 Diell pak re
Korçë 2/11 Diell re
Gjirokastër 4/17 Diell
Sarandë 9/19 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›