AGPK reagon ndaj Rrecajt
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave publike të kryeprokurorit Tahir Rrecaj, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), në të cilat ai i fyen mediat dhe gazetarët.
Rrecaj, sipas AGPK-së, i ka fyer dhe poshtëruar mediat dhe gazetarët kosovarë, duke i krahasuar me media dhe gazetarë të Serbisë, të viteve ‘80.
“AGPK i kujton z. Rrecaj se mediat nuk shkaktojnë konfuzitet asnjëherë, po që se institucionet janë të qarta në vendimet dhe veprimet e tyre. Përkundrazi, AGPK konsideron se janë pikërisht institucionet (në këtë rast KZAP-i) ato që ka qenë shumë konfuze, ndërsa mediat vetëm e kanë pasqyruar gjendjen në të cilën është gjendur edhe institucioni të cilin e ka udhëhequr z. Rrecaj”, thuhet në reagim.
Andaj, sipas AGPK-së, tendenca për ta zhvendosur fajin nga vetja tek mediat “është përpjekje e ulët, shumë joprofesionale dhe absolutisht e papranueshme”.
“Krahasimi i mediave të Kosovës me ato të Serbisë së viteve ‘80 është një ofendim shumë i rëndë për gazetarinë kosovare, aq më tepër kur bëhet nga një njeri i drejtësisë.
Mediat serbe kanë qenë pjesë e një aparati për shfarosjen e një populli, kurse mediat kosovare të ditëve të sotme për qëllim kanë raportimin kritik dhe hulumtues për punën e institucioneve”, theksohet në reagim.