E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, BE: Nuk do shtyjmë hapjen e shkollave

"Nuk është e nevojshme që të shtyjmë hapjen e shkollave për shkak të alarmit të virusit të gripit të derrave, A/H1N1". Në këtë mënyrë, siguron Komiteti për Sigurinë Shëndetësore në Bashkimin Europian. "Për momentin nuk e shohim të nevojshme mbylljen e një sërie shkollash", bëjnë të ditur ekspertët në një komunikatë për shtyp, duke shjpjeguar se shtetet anëtare mund të vendosin për cdo rast një nga një për një mbyllje të mundshme të shkollave të tyre. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi A/H1N1 do të infektojë rreth dy miliardë njerëz, ose një në tre persona gjatë dy viteve të ardhshme. Ndërsa ky grip ka marrë jetën e më shumë se 1 200 personave deri tani dhe ka prekur rreth 170 mijë persona, OBSH thotë se mijëra të tjerë mund të vdesin, derisa të përgatitet dhe të hidhet në qarkullim një vaksinë e efektshme.
Këtë vit epidemia u shpërnda anembanë botës me shpejtësi rekord. U deshën më pak se dy muaj që virusi A/H1N1 të përhapej, ndërsa epidemitë e mëparshme merrnin gjashtë muaj ose më gjatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›