Bosch mesah Berishës për policët e vrarë

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Robert Bosch i shprehu sot Kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare ngushëllimet për humbjen e jetës së katër oficerëve të Policisë së Shtetit, në një operacion policor ditën e premte (7 gusht) në Durrës. Ambasadori Bosch shprehu mbështetjen e fortë për veprimet e vendosura që janë ndërmarrë nga Qeveria shqiptare, ndaj të gjitha formave të krimit të organizuar."Ne vlerësojmë lart rezultatet e arritura falë besnikërisë, zotësisë dhe përkushtimin të grave dhe burrave trima të policisë", u shpreh Ambasadori Bosch.
Katër oficerët e Policisë së Shtetit, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari, të cilët ranë në krye të detyrës gjatë një operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti janë shpallur Dëshmorë të Atdheut, me një vendim të veçantë të këshillit të Ministrave.