A/H1N1, ISHP: 9 raste të reja të dyshuara

Shtohen rastet e dyshuar për gripin e derrit në Shqipëri. Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar, numri i pacientëve që rezultojnë me tipin A të virusit është rritur këtë javë. ISHP, deklaron se janë 9 rastet e dyshuara së fundmi më këtë grip. Sipas buletinit epidemiologjik 7 prej tyre janë të rritur ndërsa 2 fëmijë. Megjithatë, mes 9 rasteve të cilët pritet të konfirmohet përfundmimisht nga laboratori i Bukureshtit, vetëm dy janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në spital.
Numri i rasteve të konfirmuar mbetet 20, dhe deri tani vendi ynë nuk ka shënuar asnjë vdekje. Megjtihatë, nuk kanë munguar edhe format e rënda të shfaqjes së këtij virusi.
Numri i rasteve të konfirmuar mbetet 20, dhe deri tani vendi ynë nuk ka shënuar asnjë vdekje. Megjtihatë, nuk kanë munguar edhe format e rënda të shfaqjes së këtij virusi.