Virozat e stinës, kujdesi për fëmijët e vegjël
27/08/2009 Mjekja Antoneta Gashi jep këshillat parandaluese
Problematike rastet kur temperatura është qetësuar por me kalimin e ditëve rritet sërish
Prej ditësh urgjenca e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vijon të jetë e tejmbushur nga fluksi i lartë i fëmijëve që kanë nevojë për ndihmën e specializuar të mjekut. Jo pak, por rreth 250 deri në 300 pacientë të vegjël paraqiten për vizitë për shkak të komplikacioneve shëndetësore për shkak të temperaturave të larta, ndotjes së ambientit apo prej helmimeve. Problemet më të shpeshta, sipas mjekëve, mbeten të ashtuquajturat “viroza të stinës”, çrregullimet gastrointensinale, anginat, laringitet si dhe bronkitet apo ftohjet e tjera të formave të rënda.
Përhapja
Transmetimi i këtyre problemeve shëndetësore shfaqet në forma të caktuara te pacientë të ndryshëm. Mjekja pediatre Antoneta Gashi shpjegon për gazetën “Metropol” se këto viroza në përgjithësi manifestohen me temperaturë të lartë, bark, të vjella, teshtima, bllokim e kullim hundësh, djegie fyti, debulesë trupore etj. “Evidentimi i këtyre problemeve në përgjithësi ndodh jo vetëm nga qëndrimi në ambiente me temperatura të larta, ose kur një fëmijë qëndron shumë i ekspozuar në diell, ose mund t’i atribuohen shkaqeve të tjera, si infeksioneve virale ose natyra të tjera. Kategoritë më të rriskuara në këtë rast janë moshat e vogla, veçanërisht ato nga 0- 4 vjeç", - pohon mjekja. Sipas saj, përgjithësisht këto shqetësime zgjasin deri në 4-5 ditë, e më pas vijnë duke u zbutur drejt zhdukjes falë trajtimit të duhur mjekësor. “Në rast se kalojnë këto ditë dhe gjendja e fëmijës vijon të jetë e njëjtë, atëherë bëhet fjalë për komplikacione të formave të rënda, të cilat duhen ndjekur nga mjeku specialist në mënyrë të veçantë (bëhet fjalë për infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, si: bronkite, bronkopneumoni e lloje të tjera të rënda”. Megjithatë, këshillohet kujdes i veçantë në rastet kur temperatura është qetësuar, por me kalimin e ditëve ajo rritet sërish.
Trajtimi
Lidhur me rekomandimet parandaluese të komplikacioneve që sjellin virozat e stinës mjekët këshillojnë që nënat të tregojnë kujdes ndaj ekspozimit të fëmijëve në temperatura të larta. Sipas tyre, është e nevojshme që t’u jepen sa më shumë lëngje dhe ushqime të kontrolluara brenda kushteve higjienosanitare. Rekomandohet një regjim ushqimor i balancuar dhe i pasur me vitamina, kripëra minerale dhe proteina, duke shmangur kështu përdorimin e sasive të larta të yndyrave, që treten me vështirësi nga organizmi. Për parandalimin e infeksioneve dhe virozave janë konsumimi i ujit të sigurt (të blerë ose të zier, në rast se merret nga çezma. Këshillohet larja e vazhdueshme e duarve si dhe shmangia e përdorimit të antibiotikëve dhe qetësuesve pa lejen e mjekut.
Kujdesi për fëmijët
• Fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta dhe lagështirë normale.
• Krevati të jetë në një kënd të dhomës, i mbrojtur nga korrenti i ajrit.
• Të bëhet ajrimi i dhomës herë pas here.
• Temperatura e ambientit ku rri fëmija të jetë rreth 24-25 gradë C.
• Në varësi të kushteve mund të bëhet edhe freskimi i dhomës me ujë.
• Të përdoren veshje të lehta pambuku dhe me ngjyra të çelura.
• Shëtitja e fëmijëve të bëhet në ajër të pastër e ku ka gjelbërim.
• T’u bëhet fëmijëve banjë freskuese disa herë në ditë.
• Të mos ndërpritet ushqyerja me gji për fëmijët e moshave të vogla.
• Ushqimet që u jepen të jenë të freskëta dhe të përpunuara mirë.
• Kur nëna vjen me nxitim nga rruga apo puna, duhet të qetësohet e pastaj t’i japë gji fëmijës, sepse ai mund ta vjellë.
• Fëmijëve t’u jepet vazhdimisht ujë i pastër (i zier).
• Enët e gatimit për fëmijë të ruhen me kujdes në kushte higjienike.
• Ushqimet e gatshme duhen blerë në vende të kontrolluara mirë.
Simptomat
Manifestimet e shqetësimeve në shëndetin e fëmijëve e që shkaktohen prej virozave të stinës shfaqen në forma të ndryshme te pacientë të ndryshëm. Megjithatë, mjekja pohon se simptomat klasike që shfaqen te fëmijët e prekur prej virozave janë: temperaturë e lartë, në pjesën dërrmuese të rasteve shfaqet diarre, dhimbje koke e vazhdueshme, dhimbje muskujsh, humbje te oreksit, acarim i fytit, vështirësi në frymëmarrje, kollë e thatë etj. Shfaqja e këtyre simptomave nuk ndodh njëherësh te fëmijët që manifestojnë virozat e stinës.
Transmetimi
Gjithashtu konsiderohet problematike forma e transmetimit dhe përhapjes së këtyre infeksioneve, veçanërisht ndaj sezonit të verës. Për këtë mjekët këshillojnë të tregohet shumë kujdes në rast se bihet në kontakt me pacientët e sëmurë. Kjo pasi virozat janë ngjitëse dhe, duke qenë të tilla, mund të transmetohen fare lehtë në ambient. Ndaj është e këshillueshme që të shmangen kontaktet me personat që janë prekur nga virozat, sepse infeksioni kalon edhe nëpërmjet prekjeve, peshqirëve, çarçafëve apo kontaktit fizik me të sëmurin.
Këshillat
Mbajtja e një higjiene të rreptë është një ndër këshillat kryesore që bluzat e bardha japin për parandalimin e trajtimin e duhur të komplikacioneve që shfaqin këto viroza. Gjithashtu këshillohet që të tregohet kujdes me konsumin e ushqimeve. Njëkohësisht është e nevojshme që të konsumohen sa më shumë lëngje, veshja të jetë në bazë të temperaturës së ambientit, të ndalohet konsumi i ushqimeve të konservuara e të pasura me yndyrë, të cilat duhet të zëvendësohen me konsumin e sa me shumë frutave me përmbajtje të vitaminës C si dhe perime.