A/H1N1, MSH: 3 mln dollarë për vaksinën

Mbi 3 milionë dollarë është fondi në dispozion për sigurimin e vaksinës kundër virusit të gripit A (H1N1). Kjo ka qenë deklarata e drejtorit të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja. Bejtja tha se "janë duke u bërë negociata me kompanitë farmaceutike për të sjellë vaksinën në kohën më të shpejtë të mundshme". Gjithashtu, sipas tij, "është kontaktuar edhe me qeveri të Bashkimit Europian dhe me vendet fqinjë, në mënyrë që vaksina të vijë sa më shpejtë".