E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Prishtina mund të shtyjë nënshkrimin e protokolleve me EULEX-in

Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar për BBC-në se Prishtina zyrtare nuk mund të ndalojë nënshkrimin e protokolleve me EULEX-in, por mund ta shtyjë atë. Ai tha se nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim ndërpolicor pritet të bëhet gjatë muajit shtator, ndërkohë që pas tij do të fillojnë bisedimet me EULEX-in për dy protokolle të reja, atë doganave dhe të gjyqësisë. Ivanoviç shtoi se zgjidhja për situatën e krijuar do të mund të gjendej në formën që EULEX-i të ketë dy protokolle bilaterale, një me Serbinë si të domosdoshme dhe një tjetër me Kosovën. Protokolli për policinë, gjyqësinë e doganat është i pashmangshëm sepse kjo është mënyra e vetme që me këto protokolle teknike, marrëveshje teknike të përcaktohet puna e EULEX-it në këto hapësira. Lidhur me shtyrjen e protokollit, Ivanoviç tha se është mirë që të përmirësohet klima për nënshkrimin e protokollit sepse shqiptarët nuk mund ta ndalojnë atë por mund ta shtyjnë, duke krijuar një klimë jo të shëndoshë, siç po mbretëron tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›