AH1N1, direktivat e OBSH-së: Rrisni numrin e mostrave të kontrolluara
Instituti i Shëndetit Publik duhet të ekzaminojë të paktën 10 raste në javë. Kjo është një nga direktivat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Kushti i vendosur është që të paktën brenda një jave specialistët e Shëndetit Publik duhet të kalojnë në "sitë" këto 10 raste, të cilat mendohet që duhet të shqyrtohen me kujdes të veçantë.
Deri tani, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë 72 mostra për të kontrolluar. Këta kampionë janë marrë nga qyteti i Fierit, Durrësit e Gjirokastrës, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës. Të premten është marrë mostra e një studenti të dyshuar nga Gjirokastra, për të cilin është vërtetuar që është virus A, por sipas specialistëve nuk ka lidhje epidemiologjike me virusin AH1N1.
Kjo analizë do të konfirmohet më tej në laboratorët në Rumani. "Kemi vetëm një rast të ekzaminuar që kë rezultuar A, por që mendohet se është grip i zakonshëm. Sot, pjesën tjetër të mostrave do ta dërgojmë në Rumani. Duhet kontrolluar se mos përhapet në ndonjë komunitet të caktuar. Deri tani nuk ka pasur raste, por mund të ketë qenë një rast sporadik dhe të ketë kaluar", deklaron specialistja Silva Bino. Të gjitha mostrat e marra, pasi analizohen fillimisht pranë Institutit të Shëndetit Publik, më pas dërgohen në qendrën e referencës për Europën Juglindore në Rumani. "Brenda dy orësh ne nxjerrim rezultatin dhe kemi gjithë aparaturat për të bërë kontrollin molekular, por kemi analiza të tjera që nuk i realizojmë dot. Shpresojmë që në muajin gusht të përfundojë laboratori i ri", sqaroi Bino.
Sakaq, mjekët e familjes, ndonëse jo të gjithë janë të trajnuar, duhet t‘i marrin vetë mostrat e rasteve me grip. Ndërkohë që në të gjithë spitalet rajonale të vendit është shpërndarë një sasi e konsiderueshme Tamiflu.