Qeveria, "fajtore" për monopolin e naftës
Ligji i qeverisë për "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre", udhëzimi i tatimeve "Për TVSH-në", si dhe kursi i këmbimit që ndjek dogana, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar dhe vazhdojnë ende të kufizojnë tregun e karburanteve në vend. Rregullimi i disa akteve nënligjore dhe rishikimi i udhëzimeve për taksat, do të sjellë të tjera kushte pune për shoqëritë e karburanteve, duke ndikuar në uljen e çmimit të naftës. Analiza e këtyre fakteve është bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, mbi bazën e të cilave, më 29 maj 2009 mori vendimin me konkluzionin se, politikat e qeverisë kanë ndikuar në krijimin e mungesës së konkurrencës në treg. Gazeta nxjerr në dritë pjesë kryesore të vendimit nr. 118, "Për disa rekomandime për aktet ligjore dhe nënligjore që ndikojnë në nivelin e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë të karburanteve". Njëri nga anëtarët e Komisionit të Konkurrencës, doli kundër këtij vendimi, duke paraqitur argumente, si dhe dëshminë e një operatori hidrokarburesh.
Autoriteti
Komisioni i Konkurrencës ka marrë në shqyrtim një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore që kanë impakt në konkurrencën e lirë dhe efektive në treg, si dhe është njohur me ankesat e ndërmarrjeve të tjera në treg gjatë seancave dëgjimore. Në total janë 5 ligje, 2 VKM dhe një udhëzim, që ndikojnë në ecurinë e tregut të karburanteve. Më poshtë paraqiten tre faktorët kryesorë që kanë dhënë impakt negativ për tregun, për pasojë edhe mbi konsumatorin.
Baza ligjore
Ligji nr. 8450, datë 24.02.19992 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre", ka krijuar bazën e nevojshme ligjore për rregullimin e aktiviteteve në lidhje me produktet e naftës. Sipas nenit 17 të këtij ligji, shoqëritë e karburanteve, përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë janë të detyruar të pajisen me leje përkatëse tregtimi ose autorizimi. "Ky kushtëzim ligjor krijon kosto shtesë për ndërmarrjet e tregtimit me shumicë, duke sjellë një rritje të barrierave në hyrje apo në dalje", thotë Autoriteti, duke shtuar se, moskushtëzimi i shoqërive të karburanteve me shumicë, do të sjellë rritjen e transparencës për konsumatorin dhe konkurrencë në treg. Autoriteti i Konkurrencës ka paraqitur të tjera argumente të ligjit që nuk sqaron plotësisht raportin që duhet të ketë shumica me pakicën, si dhe del kundër vendimit të qeverisë për të pasur kontroll të çmimeve nga lart përmes importuesit.
Kursi i këmbimit
Sipas Autoritetit, dogana duhet t‘i referohet kursit të këmbimit që paraqet Banka e Shqipërisë, si e vetmja mundësi për të shmangur deformimet në çmime. Kursi i këmbimit (USD) dhe taksat doganore janë faktorët kyçë që kanë ndikuar në çmimin e naftës. Nga vëzhgimi në terren (korrik-tetor 2008), Autoriteti vëren se dogana nuk i referohet kursit zyrtar të BSH-së, aq sa ndikimi në çmim arrin nga 3.7 lekë/litri deri në 5.5 lekë/litri.
Udhëzimi
Shoqëritë importuese e kanë kundërshtuar udhëzimin nr. 17 datë 15.05.2008, "Për TVSH", me pretendimin se cenon konkurrencën në treg. Në këtë udhëzim parashikohet që çmimi i vendosur në faturën që lëshohet nga shoqëria e tregtimit me shumicë shoqërisë së tregtimit me pakicë, është ai i shitjes me pakicë dhe mbi vlerën e tatueshme të çdo furnizimi aplikohet TVSH në shkallën tatimore 20%. Ajo deklarohet si TVSH e mbledhshme nga personi që luan rolin e kryesorit dhe konsiderohet si TVSH e zbritshme për blerësin, brenda përcaktimeve të nenit 33 të ligjit. "Ky udhëzim mund të krijojë premisa për kufizimin e konkurrencës në tregun e shitjes me pakicë të karburanteve, pasi konkurrenca është e përqendruar në nivelin e shitjes me shumicë"", thekson Autoriteti.
Efektet e kuadrit ligjor mbi konkurrencën
Ligji për hidrokarburet 8450 datë 24.02.1999
Ndikimi i kursit të këmbimit të aplikuar nga organet doganore
Ndikimi i Udhëzimit Nr. 17 datë 15. 05. 2008 "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar"
Ndikimi i praktikave të vlerësimeve tatimore