E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1,shënohet viktima e parë në vend

Konfirmohet viktima e parë nga gripi i derrit në vend. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 50-vjeçar nga Sukthi i Durrësit i cili ka vdekur nga virusi A/H1N1. Nuk dihet ende identiteti i viktimës por mësohet se ai ka qenë i sëmurë me tumor në prostat.
Ndërkohë numri i të prekurve nga gripi i derrit në Shqipëri ka shkaur në 198 persona.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë është në pritje të ardhjes së vaksinës së gripit të derrit ku sipas specialistëve të parët që do të vaksinohen janë fëmijët, gratë shtatëzana, personat me sëmundje kronike si dhe një pjesë e personelit shëndetësor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›