E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhevdet Ferri: Mandati im i 2-të si Dr. i Qendrës Kinematografike

Ka mbaruar një mandat të parë dhe mbas 1 dhjetorit ka nisur mandatin e tij të dytë. Për drejtorin e Qëndrës Kinematografike Shqiptare Xhevdet Ferri nuk ka ndonjë arsye të debatohet rreth vendit të tij të punës. Sipas tij ligji për kinematografinë në 2005 e lejon që nëse nuk ka urdhër të dytë mandati i kalon automatikisht kryetarit në detyrë.
Më shumë se merakun për mandatin e tij të dytë Ferrin e shqetësojnë projektet e ecjes përpara të kinematografisë shqiptare.
Dinamika e prodhimit të filmave është në rritje për kinematografinë shqiptare. Ky vit është mbyllur me një sukses për kinematografinë shqiptare, sipas Xhevdet Ferrit Janë prodhuar 5 filma me metrazh të shkurtër dhe 5 filma të metrazhit të gjatë .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›