AI: Eulex te zbardhe fatin e te zhdukurve
Pak ore para se misioni i ri te merrte ne dore drejtimin e policise, gjyqesorit dhe doganave ne Kosove, Organizata Amnesty International (AI) i ka bere nje thirrje misionit te ri te Bashkimit Europian. “EULEX, te marre masa te menjehershme per te shqyrtuar numrin e madh te rasteve te pagjykuara te krimeve te luftes dhe shkeljeve te te drejtave te njeriut”, ka qene apeli i AI drejtuar misionit evropian.
Sic ben te ditur RTK, Amnesty International i beri thirrje sot misionit te BE-se te sigurohet qe te afermeve te me shume se 3 mije veteve qe rezultojne te humbur, apo te marre peng, t’u thuhet e verteta mbi fatin e tyre dhe fajtoret te dalin para drejtesise. Ne deklarate theksohet rendesia qe viktimave, nga cilado perkatesi etnike, t’u jepet drejtesia. Kjo deklarate u leshua pak ore, para se misioni i EULEX-it te fillonte misionin ne Kosove.
Bosnje Hercegovina eshte e vendosur te mos njohe pavaresine e Kosoves. Kete deklarate beri ne Tirane Kryeministri boshnjak Nikola Spiriç ne krah te homologut shqiptar Sali Berisha. Ky i fundit nga ana e tij mbeshtet shtrirjen e EULEX ne te gjithe territorin e Kosoves.