AI: Hetim të dhunës në Rumani

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje autoriteteve rumune të hetojnë akuzat për dhunën e policisë ndaj protestuesve anti-qeveritarë. AI tha se pamjet e një videoje tregojnë policinë teksa rrah dy persona, të cilët nuk silleshin në mënyrë të dhunshme.
Organizata në fjalë theksoi gjithashtu se policia ka përdorur kimikate ndaj një njeriu të shtrirë në tokë.Nga ana tjetër Amnesty International u ka kërkuar autoriteteve të kryejnë një hetim “të shpejtë, të pavarur dhe efektiv”.
Protestat kundër Qeverisë rumune dhe presidentit Trajan Bashesku kanë vazhduar edhe sot. Protestuesit fajësojnë institucionet për shkurtime të ashpra ekonomike.