E Diel, 1 Nëntor 2026

Bild-Ukrainës: Zero investime, nëse nuk zbatoni ligjin

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, tha se marrëveshja e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës “është e vdekur”, përsa kohë ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, mbetet në burg.

Komentet e tij vijnë në përgjigje të deklaratave të presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, të bëra në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.

Janukoviç tha se marrëveshja e gazit natyror me Rusinë, e cila ishte çështja kryesore për të cilën u dënua Timoshenko, është “problemi më i madh i Ukrainës sot”.

Bashkimi Evropian ka thënë se dënimi i Timoshenkos është i motivuar politikisht dhe ka bërë thirrje për lirimin e saj.

“Ukraina nuk mund të shpresojë në tërheqjen e investitorëve, nëse nuk zbaton ligjin”, ka thënë Bild. Janukoviç ka deklaruar se anëtarësimi në BE është prioritet i lartë për Ukrainën. Ndërkohë Julia Timoshenko është dënuar me shtatë vjet heqje lirie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›