E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: Pranvera Arabe do të vazhdojë edhe në vitin 2012

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka paralajmëruar për një tjetër vit protestash anti-qeveritare dhe shtypje nga qeveritë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, në qoftë se sundimtarët e rajonit nuk garantojnë të drejtat demokratike dhe të njeriut për popujt e tyre.

Në një raport të publikuar në Londër, grupi përshkruan se si vitin e kaluar qeveritë në gjithë rajonin ishin të predispozuara të ushtronin dhunë ekstreme, në përpjekje për të mbytur thirrjet e pashembullta për reforma thelbësore. Por në raport thuhet se lëvizjet e protestave “kanë treguar se ato nuk do të gënjehen nga reformat që sjellin pak ndryshime.”

Kryengritjet masive, të filluara në Tunizi e që u përhapën në gjithë botën arabe në vitin 2011, çuan në rënien e Presidentit Zine el-Abidine Ben Ali në Tunizi, të Hosni Mubarakut në Egjipt dhe të Moamar Gaddafit në Libi.

Amnesty International u bën thirrje këtyre vendeve që të parandalojnë përsëritjen e abuzimeve.

Raporti vë në dukje politikat e qeverive edhe gjetkë, si për shembull në Siri, ku ajo ka këmbëngulur me kokëfortësi të qëndrojë në pushtet “me çdo çmim ndaj jetës dhe dinjitetit human”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›