E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët republikanë për president kritikojnë Iranin

Kandidatët republikanë, që konkurrojnë për emërimin e partisë së tyre për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, po kritikojnë ashpër Iranin, ndërsa po shtohen tendosjet në Gjirin Persik.

Ushtria e Iranit ka ashpërsuar ndjeshëm retorikën kundër Shteteve të Bashkuara, ndërsa sanksionet më të fundit ekonomike me sa duket kanë pasur një ndikim të madh në ekonominë iraniane.

Kohët e fundit, Irani përfundoi manovra detare afër Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës në Gjirin Persik.

Teherani ka kërcënuar të ndërpresë trafikun detar në këtë ngushticë, nëse fuqitë perëndimore vendosin sanksione ndaj eksporteve iraniane të naftës.

Vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e hedh poshtë. Kandidati republikan për president, Rick Santorum.

“Unë do t’u thosha iranianëve që të hapin për inspektime qendrat bërthamore dhe të fillojnë eliminimin e tyre ose ne do t’i shkatërrojmë këto qendra me anë të sulmeve ajrore, madje ta bëjmë publik një veprim të tillë”, theksoi kandidati republikan për president, Rick Santorum.

Jo të gjithë kandidatët republikanë mbështesin masa ushtarake kundër Iranit. Ligjvënësi nga Teksasi, Ron Paul, i cili është lundër luftës, ka bërë thirrje për kujdes.

“Mendoj se nëse reagojmë me emocione dhe marrim pjesë në bombardimin e Iranit, ne do ta gjejmë veten në një gjendje edhe më të vështirë”, theksoi Paul.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›