AI: Qeveria sbëri asgjë për romët. Ndihmë urgjente për këto familje
Tiranë- Eshtë tensionuar sërish situata mes familjeve rome tek banesat e tyre tek rruga e Kavajës sot pasdite. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në ndihmë të komunitetit rom pasi kanë kërkuar të nxirren jashtë sërish.
Sakaq më herët gjatë ditës, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, AI ka reaguar sërish sot për fatin e disa familjeve rome në Tiranë që po dëbohen nga banesat e tyre pas siguruar një strehim alternativ.
AI-ja, pas prishjes së djeshme të 8 barakeve të tjera të romëve pranë Pallatit me Shigjeta i bën apel shtetit shqiptar që të gjejë sa më parë një zgjidhje për situatën.
Familjet rome që u dëbuan më 7 gusht nga barakat e tyre deri më tani janë të pastreha. As autoritetet lokale të Tiranës dhe as qeveria nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar këta persona dhe për tju siguruar atyre një strehim alternativKëto familje jetonin prej 10 vitesh në rrugën e Kavajës në Tiranë, ndërsa u dëbuan që aty me forcë edhe pse policia e shtetit kishte dhënë urdhër që kompania në fjalë të mos dëbonte romët deri në gjetjen e një zgjidhje. Familjet rome të dëbuara nga vendbanimet e tyre kanë fjetur në rrugë, pasi nuk kanë ku të shkojnë, ndërsa ndihma në ushqime e ujë marrin nga OJQ-të,-thotë AI-ja në reagimin në faqen e saj zyrtare.
AI-ja thekson: Autoritetet të ofrojnë ndihmë të menjëhershme për familjet rome të pastreha pas dëbimit të tyre me dhunë, tju sigurojnë një strehim alternativ, i cili plotëson standardet ndërkombëtare, duke përfshirë Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara.
Pas thirrjeve ndaj policisë të Avokatit të Popullit për të ndalur paligjshmërinë me romët, drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj urdhëroi kompaninë të ndalojë punën në këtë vend derisa të zgjidhet strehimi i këtyre familjeve.