Bashkia: Do shembim çdo ndërtim pa leje që ndodhet në kryeqytet
Tiranë- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, duke u ndalur sot në prishjen e një shtese kati pa leje në rrugën Shfqet Ndroqi, i ndërtuar ditët e fundit në njësinë bashkiake nr.2.
Sipas tyre objekti në fjalë ishte tre kat, dy katet e para të objektit ishin me leje, ndërsa shtesa e katit që ju nënshtrua prishjes ishte i paligjshëm.
Pas verifikimit të deklarimit pranë ALUIZNI-t të disa objekteve të ndërtuara pa leje, janë konstatuar deklarime në kundërshtim me ligjin të cilat do të prishen,-tha Inspektoriati.
Aksioni i Inspektoriatit do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në goditjen e çdo objekti informal të ndërtuar në kundërshtim me ligjin, brenda territorit të Tiranës.