E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI dënon dhunën ndaj grave afgane

Amnesty International dënon dhunën ndaj grave afgane. Në raportin e saj AI i referohet vrasjes së një gruaje të re afgane në krahinën e Heratit, pasi kishte refuzuar që të prostituonte.

Amnesty tha, se fati tragjik i Gul Mahit është një incident që vërteton atmosferën e dhunshme me të cilën përballen gratë dhe vajzat në Afganistan dhe në rajon.

Suzanne Nossel, drejtoresha ekzekutive e Amnesty International në SHBA, i bëri thirrje qeverisë afgane që të zbatojë një ligj të vitit 2009 mbi eliminimin e dhunës kundër grave.

Nossel tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të luajë rolin e vet për të siguruar se të drejtat e grave respektohen derisa Afganistani merr përgjegjësinë për sigurinë e vet.

Trupat ndërkombëtare planifikohen të largohen nga vendi deri në fund të vitit 2014.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›