E Diel, 1 Nëntor 2026

Del para gjyqit ushtarak organizatori i sulmeve të 11 shtatorit

Personi i akuzuar si organizatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Khalid Sheikh Mohamed, ka dalë para një gjykate ushtarake në Guantanomo.
 

Salla e gjyqit e ngritur në bazën amerikane në Kubë ka qënë e blinduar nga forca të shumta sigurie.
 

Në seancën dëgjimore morën pjesë Muhamed dhe një i pandehur tjetër ndërsa tre të pandehurit e tjerë zgjodhën të qëndrojnë në qelitë e tyre.
 

Të pestë akuzohen se kanë planifikuar dhe ndihmuar sulmin më të keq terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›