E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AIDA me përfaqësues të BE, angazhim për mbështetjen e bizneseve shqiptare

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro, mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, me Këshilltarët Tregtarë të Shteteve Anëtare të BE-së.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Saro mbajti një prezantim gjithëpërfshirës mbi prioritetet dhe programet kryesore të AIDA-s.

Prezantimi i saj përfshiu një pasqyrë të qartë mbi programet aktuale dhe të ardhshme të AIDA-s për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SMEs), promovimin e investimeve dhe eksporteve, si dhe rolin e agjencisë në zbatimin e Agjendës së Reformës së Planit të Rritjes.

Gjatë diskutimeve, ajo ndau nevojat kryesore të AIDA-s për mbështetje dhe bashkëpunim, duke theksuar prioritetin për një klimë biznesi më tërheqëse dhe të qëndrueshme.

Në përfundim të prezantimit, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së mirëpritën qasjen proaktive të AIDA-s gjatë vitit të fundit.

Ata ritheksuan gatishmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin, jo vetëm në iniciativat që nxisin investitorët e huaj të angazhohen në Shqipëri, por edhe në mbështetjen e bizneseve shqiptare që kërkojnë të krijojnë partneritete ndërkombëtare.

Kjo mbledhje shërbeu si një platformë e rëndësishme për të forcuar dialogun dhe partneritetin midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në promovimin e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe të përbashkët.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›