AIDS kete vit numri me i larte i te diagnostikuarve ne vend
Te tjera rreth shkrimit Dita kunder AIDS Topi Respektoni castin
1 Dhjetori eshte dita nderkombetare e luftes kunder AIDS. Shqiperia ashtu si shume vende te tjera ne bote po perballet cdo vit e me shume me kete semundje qe demton rende sistemin imunitar te njeriut. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik ne vitin 2011 eshte shenuar diagnostikimi me i larte i personave te infektuar me HIV/AIDS ne Shqiperi.
Dhjetemujori i ketij viti ka diagnostikimin me te madh te personave me HIV/AIDS nder vite. Sipas te dhenave zyrtare ne Institutit i Shendetit Publik numri i personave qe kane rezultuar me HIV pozitiv per vitin 2011 eshte 65 persona ku midis tyre tre jane femije. Ndersa numri total i femijeve te infektuar shkon ne 24.
Kordinatori kombetar per projektin e HIV/AIDS ne vendin tone Roland Bani thote se nga keta 65 perosna 48 jane meshkuj ndersa 17 femra duke e cuar numrin total te te infektuarve me HIV/AIDS ne 478 te infektuar.
Sipas Specialistit te ISHP-es Bani mendohet se numri ne total i te infektuarve ne vendin tone mund te jete mbi nje mije persona. Nga te dhenat e ketij institucioni ndjekin terapi e antroretroviral 161 persona ku midis tyre 14 jane femije. Edhe gjate rasteve te diagnostikuara per kete vit kane rezultuar pozitiv ndaj ketij virusi tre femije nen 15 vjec te cilet e kishin marre semundjen nga nena.
Per kete arsye specialisti Roland Bani bene apel qe cdo grua shtatzene duhet te kryej testin per HIV/AIDS pasi nese merren masat e duhura ne kohe femija lind i shendosh. Gjithashtu ai apelon per berjen e testimit nga ana e cdo personi qe mendon se ka kryer mardhenie seksuale jo te sigurt duke patur parasysh qe 92 e rsteve ne vendin tone jane infektuar nga rruge seksuale. Sipas tyre ne total ne Shqiperi jane te infektuar me HIV/AIDS 478 persona ku deri tani 92 kane vdekur. Raportet mes gjinive jane pothuajse ne nivelet 70 per qind meshkuj me 30 per qind femra.