E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa Rames dhe BerishesNdermerrni masa largpamese

Te tjera rreth shkrimit Nis reforma zgjedhore ngrihet grupi i eksperteve OSBE Wollfarth Jam optimist Topi Ndryshimet te behen ne kohe Kreu i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Eduard Kukan dhe eurodeputeti socialist Hannes Swoboda me nje leter te hapur i jane drejtuar Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.

Ne leter theksohet se marreveshja midis Partise Demokratike dhe asaj Socialiste eshte nje hap shume i mirepritur. Sipas tyre tani duhen masa politike largpamese. Kukan dhe Swoboda kane bere thirrje qe vendi te perqendrohet ne prioritetet e tij.

Ne letren derguar Berishes dhe Rames thuhet

Marreveshja e fundit midis paleve tuaja per te rifilluar punen tuaj te rregullt parlamentare eshte nje hap i shumepritur drejt normalizimit te klimes politike ne Shqiperi. Fillimi i punes se perbashket per reformen zgjedhore dhe rishikimi i rregullave te procedurave te Parlamentit si dhe ndermarrja per te votuar ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar jane nje hap i rendesishem perpara.

Ky eshte nje zhvillim inkurajues per procesin e integrimit evropian te vendit. Ne i mirepresim keto zhvillime sepse ato sinjalizojne gatishmerine per te kaluar ne nje epoke te re bashkepunimi. Kjo percakton bazat drejt normalizimit te jetes politike dhe adresimit te shqetesimeve te qytetareve shqiptare.

Ne i konsiderojme keto marreveshje te konfirmuara nga Parlamenti si nje pergjigje politike per sfidat e medha perpara. Ky perparim nuk mund te kishte ardhur ne nje kohe me te mire per vendin dhe rajonin. Tani momenti duhet shfrytezuar per te ndermarre masa politike qe te jene largpamese vendimtare dhe konstruktive per te siguruar nje perspektive te qarte per qytetaret.

Shqiperia nuk duhet ta humbase kete mundesi. Prandaj ne deshirojme tju inkurajojme qe te bashkoni forcat per perparimin e metejshem te reformave lidhur me BE-ne ne te njejten fryme pajtimi dhe pragmatizmi. Nepermjet konsolidimit dhe zbatimit rigoroz te kesaj marreveshje te gjithe aktoret politike do te perfitojne ne besueshmeri.

Me e rendesishmja vendi do te jete ne gjendje te perqendrohet ne prioritetet e tij te shumta ne lidhje me marredheniet me BE-ne. Ne jemi te kenaqur te shohim se ju keni njohur si nje prioritet kombetar zbatimin e dymbedhjete prioriteteve kyce te Opinionit te Komisionit te Evropian mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Si perfaqesues te zgjedhur te Parlamentit Evropian ne gjithashtu shpresojme se marreveshja e javes se kaluar do te coje ne nje funksionim me te mire te Kuvendit te Shqiperise. Nje konsensus i gjere per reformen zgjedhore do te jete i dobishem ne sigurimin e funksionimit te duhur te procesit demokratik. Ne gjithashtu besojme fuqishem se ka nje mundesi tani per zbatimin e reformave te rendesishme ne lidhje me sundimin e ligjit dhe te te drejtave te njeriut vecanerisht per reformen e gjyqesorit luften me efikasitet kunder korrupsionit dhe krimi te organizuar dhe per te siguruar trajtimin jo-diskriminues dhe te barabarte te te gjithe qytetareve.

Ne ndajme besimi tone te perbashket qe e ardhmja e Shqiperise si dhe ajo e vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Evropian. Ne jemi te gatshem tju japim keshilla mbeshtetje dhe ndihme ne arritjen e ketij qellimi. Zhvillimet e reja ne Shqiperi mund dhe shpresojme se do te cojne ne krijmin e nje platforme parlamentare per Evropen qe do te bashkoje te gjitha forcat politike ne vend rreth qellimit te perbashket te integrimit ne BE.

Ne do te kemi nje rast te pare per te shkembyer mendime me homologet tane shqiptare gjate takimit te ardhshem te Komitetit Parlamentar te Stabilizim dhe Asociimi ne Tirane me 9 dhjetor. Ne kemi besim se ky rast do te shenoje nje faze te re ne marredheniet tona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›