E Diel, 1 Nëntor 2026

AI:Vazhdon trendi i heqjes së dënimit me vdekje

Trendi i heqjes së dënimit me vdekje vazhdon, pavarësisht se disa vende rikthyen dënimin me vdekje në 2012-n, bën të ditur Amnesty International.

Ekzekutimet në Indi, Japoni, Pakistan dhe Gambia përbëjnë një regresion zhgënjyes, thekson AI. Por, në vende të tjera, dënimi me vdekje konsiderohet si diçka e së kaluarës, tha Sekretari i përgjithshëm, Salil Shetty.

Pesë vendet, që kanë kryer më shumë ekzekutime mbeten Kina, Irani, Iraku, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara. AI nënvizon një rritje alarmante në përdorimin e ndëshkimit me vdekje në Irak, me pothuajse dyfishin e numrit të të ekzekutuarve në vitin e fundit, krahasur me 2011-n: nga 68 në të paktën 129.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›