AK: 12 parti i bashkohen aleancës

Dymbëdhjetë parti të vogla i janë bashkuar alencës “Kuq e Zi” duke bërë të mundur krijimin e një koalicioni të ardhshëm politik në vend.
Takimi i krerëve të 12 partive politike me përfaqësues të aleancës u mbajt pa praninë e mediave.
“Së shpejti formalizohet koalicioni Kuqezi. AK-ja është e hapur për partitë që kanë në program kauzën kombëtare dhe 12 partitë kërkojnë largimin e Berishës nga politika si dhe lëvizjet patriotike të fitojnë zgjedhjet në 2013-ës” theksuan përfaqësuesit e AK-së pas takimit.
Ata kanë theksuar se më 28 nëntor dhjetra parti do të bashkohen në kufirin Shqipëri-Kosovë duke bërë të mundur që këtë datë të hidhen edhe themelet e qeverisjes se re kuqezi.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi ka në shtuar gjithashtu se koalicioni kërkon mbështetjen dhe votën e emigrantëve.