Pasaportat biometrike, Nishani përuron zyrën në New York

Pas zyrave të aplikimit për pasaporta biometrike për emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi, përurohet edhe zyra në New York.
Në ceremoninë e mbajtur ka qenë i pranishem Presidenti, Bujari Nishani, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Dritan Mishto, Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, Michael Granoff dhe Drejtori i Kompanisë “Aleat”, Alain Jouan.
Në fjalën e tij, Presidenti Nishani e vlerësoi këtë projekt si arritje të institucioneve të shtetit shqiptar dhe shprehje e kujdesit të vazhdueshëm ndaj emigrantëve tanë kudo ata jetojnë.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, Michael Granoff shprehu vlerësimin e tij për cilësinë e dokumentave të prodhuara dhe shërbimin cilësor që do t`u ofrohet shtetasve shqiptarë.
Më pas Konsulli i Përgjithshëm, Dritan Mishto e njohu Presidentin Nishani dhe të ftuarit me procedurën dhe sistemin e aplikimit, interesimin e emigrantëve për të aplikuar duke shprehur bindjen se me këtë shërbim qeveria shqiptare përmbush një nga detyrimet themelore në ndihmë të bashkësisë shqiptare.