AK Borxhi po cenon sovranitetin

Nga konferenca e qytetit të Elbasanit, Aleanca Kuqezi akuzoi qeverinë se më borxhit publik po zhyt vendin në kaos duke rrezikuar madje edhe sovranitetin kombëtar.
Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu premtooi rimëkëmbjen e sistemit të ekonomisë duke u rikthyer shqiptarëve pasuritë natyrore.
“Nafta, kromi, bakri, turizmi janë pasuri të kombit, jo të shqiptarëve”, deklaroi zoti Spahiu.
Më tej, lideri i AK-së, duke iu referuar refuzimit të mundshëm të Brukselit për statusin e vendit kandidat, vendim që pritet të merret këtë javë, fajësoi kryeministrin Berisha.
“22 vjet më parë kërkuam Shqipërinë si gjithë Europa, këtë javë Bashkimit Europian izolon Berishën. BE nuk pranon të na japë statusin kandidat pa përzënë më parë Berishën”, tha ai.