E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Censusi i dështuar, 65 % e popullsisë refuzoi regjistrimin

TIRANE- Aleanca Kuqezi e cilësoi sot procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët si një proces “antikushtetues e antikombëtar” por dhe “të dështuar.”

“Në këto kushte merr përsipër hartimin e një platforme për realizimin në të ardhmen të një regjistrimi të popullsisë e banesave, ku në thelb të jetë nxjerrja e besueshme e një numri real të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në ballkan por dhe në emigracion. “deklaroi përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, juristi Ardian Leka

Sipas AK nga procesi I deri tanishëm, “65 % e popullsisë kanë refuzuar të regjistrohen ndërsa 25 % nuk është regjistruar për shkak të pamundësisë ose me dashje të ekspertëve që nuk kanë vajtur në shtëpitë.”

Leka identifikon dhe shkeljet kur gjatë këtij procesi një person është përgjigjur për gjithë familjen, pallatin e më gjerë.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Aleanca kuq e zi: Procesi i regjistrimit të popullësisë, i dështuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›